AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, mori pjesë në ekspozitën “Artet e Bukura”

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, mori pjesë në ekspozitën “Artet e Bukura” dhe në manifestimin “Muhamedi a.s. – simbol i njerëzimit”, të organizuar nga Medreseja Isa Beu – Paralelja e Vajzave në Tetovë

Në cilësinë e nikoqirit, më 5 maj 2026, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, së bashku me koordinatorin e Medresesë, paraleles së vajzave në Tetovë, Dr. Beqir Memeti, dhe stafin e profesoreshave, pritën delegacionin e lartë të Bashkësisë Fetare Islame, të udhëhequr nga Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, me rastin e ekspizitës dhe manifestimit kushtuar Muhamedit a.s. Ky aktivitet u nderua edhe me pjesëmarrjen e myftinjve nga qytete të ndryshme: Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili, Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin Zendeli, Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir Rexhepi, Myftiu i Strugës, H. Adi ef. Murtishi dhe Myftiu i Ohrit, H. Samet Ajdari, si dhe drejtorët e Rijasetit dhe Sekretari i FSHI-së, Mr. Naim Misimi. Në emër të drejtorit të Medresesë, Dr. Islam Islami, i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i paraleles, Hfz. Mervan Muhamedi.

Manifestimin e nderoi me praninë e saj edhe znj. Sevim Veseli Berzati, koordinatore e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, si dhe një numër i madh besimtarësh dhe qytetarësh.

Me këtë rast, Myftiu në fjalën e tij përshëndeti punën dhe përkushtimin e nxënëseve, duke theksuar rëndësinë e artit si një formë shprehjeje dhe zhvillimi të talenteve të tyre. Ai vlerësoi lart angazhimin e stafit edukativ në përkrahjen e këtyre aktiviteteve.

Programi përfshiu prezantime të ndryshme artistike të përgatitura nga nxënëset e medresesë, ndërsa manifestimi “Muhamedi a.s. – simbol i njerëzimit” u përmbyll me një program të begatë.

Banner

Related posts

Moti me vranësira, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Ura të forta bashkëpunimi mes shqiptarëve të pjesës gjermanofone dhe asaj frankofone të Zvicrës

Gjyla Halili

“Kurti gaboi që ndërhyri në RMV”, Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?

Gjyla Halili