AKTUALE

URIME 22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT

Reisul Ulema i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu, uron ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.
Ja postimi plotë:

Sot 22 nëntor është Dita e Alfabetit shqip, ditë kjo kur në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit u konstitua alfabeti i gjuhës shqipe.
Me këtë filloi një epokë e re e trasimit të rrugës së ngritjes së vetëdijes dhe zhvillimit të ardhmërisë së shqiptarëve në të gjitha sferat.
Gjuha është vlera më e madhe e një kombi, ajo ngrit vetëdijen e unitetit, afërsisë, zhvillimit dhe përparimit në të gjitha sferat.
Konstituimi i Alfabetit ishte rezultat i punës së palodhshne të kolosëve të dijes, shkencës, besimeve dhe traditës.
Rilindasit shqiptar me vetëdije të lartë vendosën vlerën e madhe harmoninë ndërfetare si një shtyllë e fuqishme e unitetit pa marrë parasyshë përcaktimet dhe bindjet fetare dhe dhanë porosinë e mishërimit të besimit dhe kombit.
Andaj, 22 Nëntori është një ditë e madhe e kombit shqiptarë për të ngritur veten dhe për të qenë përcaktues i fatit të vet, për të qenë faktorë i paqës, tolerancës, solidaritetit dhe bashkëjetesës.
Urime dhe qoftë e bekuar kjo ditë e madhe.

Banner

Related posts

Imami Ferid Selimi me plis në kokë, shtrëngon duart me drejtorin e Ansamblit Shtetëror Shqiptar, Shkodran Tolaj

admin

Mickoski në Kongresin e Partisë popullore evropiane në Valencia

Gjyla Halili

Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar pesë urdhra të ministrit Toshkovski sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm

Gjyla Halili