AKTUALE

Homazhe në Kërçovë, Ahmeti nderon veprën e pavdekshme të dëshmorëve

Në përkujtim të Dita e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bëri homazhe në Kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, si dhe pranë varrit të bashkëveprimtarit Gafurr Zendeli.Me këtë rast, Ahmeti theksoi rëndësinë e kësaj dite me peshë të veçantë historike dhe kombëtare, duke nderuar me përulësi dhe respekt të thellë sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit shqiptar.Ai u përkul me nderim para veprës së tyre të pavdekshme, duke vlerësuar se liria dhe dinjiteti që gëzohet sot janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të tyre ndër vite.Në përfundim, Ahmeti theksoi se kujtimi i dëshmorëve do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!Ja postimi plotë:Në përkujtim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, sot bëra homazhe në Kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, si dhe pranë varrit të shokut, bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit Gafurr Zendeli, duke nderuar me përulësi dhe respekt të thellë sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit tonë.Në këtë ditë me peshë të veçantë historike e kombëtare, u përkula me nderim para veprës së tyre të pavdekshme, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të tyre.Kujtimi i dëshmorëve mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për ne dhe për brezat që vijnë, si dëshmi e sakrificës për atdheun.Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Banner

Related posts

Mexhiti: Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të bëhet Qeveri pa shqiptarët

Gjyla Halili

Jakimovski: Do ta parandaloj largimin e të rinjve

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: “Garda për intervenime të shpejta” në gatishmëri të plotë

Gjyla Halili