AKTUALE

Mësimdhënësit do bëjnë kujdestari në shkolla

Në vend të nxënësve, në korridoret dhe oborret e shkollave do të vendosen mësimdhënës në detyrë, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

“Njoftoj se MASH u ka dërguar një shkresë të gjitha shkollave dhe komunave, me të cilën obligohen që të rikthehet praktika që ekzistonte në të kaluarën – gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësimdhënës në detyrë, në vend të nxënësve në detyrë.”

Ajo vlerëson se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve dhe sjelljes së papërshtatshme të nxënësve.

“Edhe një herë theksoj se për një ballafaqim më efikas me dhunën mes bashkëmoshatarëve është e domosdoshme mbështetja e të gjithë faktorëve shoqërorë, ndërsa më e rëndësishmja është familja, prindërit dhe kujdestarët.”

Banner

Related posts

Mark Gjonaj dhe familja urojnë Pashkët Ortodokse

Gjyla Halili

Autobusët e NQP-së do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Gjyla Halili

VLEN: Edhe LSDM po ikë nga BDI

Gjyla Halili