AKTUALE

Filipçe: Në vend që të marrë masa në krizë, Mickoski sillet si analist

Banner

“Në kohë krize të rëndë, kryeministri Mickoski, në vend që të marrë masa për të ndihmuar qytetarët, sillet si analist”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Alsat M. Filipçe theksoi se ky qëndrim i kryeministrit tregon qartë se kjo qeveri nuk dëshiron që vendi të përparojë, as nuk ka vullnet për të ndihmuar qytetarët.

“Ata nuk duan që vendi të ecë përpara, as të bëjë asgjë të mirë për qytetarët. Atë që thotë kryeministri në kohë krize të rëndë, ne po e vëzhgojmë, do ta shohim si do të jetë – si sillet ai si analist i pavarur. Politikat tona burojnë nga analizat e hollësishme të komisioneve të ekspertëve të partisë, bazohen në politikat e mira që kemi zbatuar në të kaluarën dhe kështu po i zbatojmë ato”, tha Filipçe.

Ai shtoi se LSDM ofroi zgjidhje specifike, të cilat në këtë krizë do të kishin dhënë një efekt real që qytetarët e ndiejnë, por qeveria nuk i pranoi ato.

“Ne kemi politika autentike të opozitës dhe me keqardhje mund të konkludoj se propozimet e mira politike që po përpiqemi t’i zbatojmë përmes projektligjeve, kjo qeveri nuk i pranon. Në fushën e pagave, bëmë një propozim për rritjen e pagës minimale në 600 euro, bëmë një propozim për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, bëmë një propozim për kufizimin e çmimeve të karburantit – kjo qeveri nuk ka pranuar asgjë, por kjo nuk na habit më”, tha Filipçe.

Banner

Related posts

“Jam një nga gjyqtarët më të mirë të Ligës Premier dhe kam drejtuar finalen e FA Cup – por para kësaj kam punuar diçka tjetër”, rrëfimi i referit Marriner

admin

Në Strugë 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë për president dhe 281 për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili

BDI: Pse nuk e panë me kohë dhe pse nuk e parandaluan tragjedinë në Koçanë?

Gjyla Halili