AKTUALE

Gjykata e Apelit në Shtip refuzon ankesën, Ristov mbetet në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit në Shtip e ka refuzuar ankesën dhe e ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj gjyqtarit Gjoko Ristov, njoftuan nga gjykata. Me këtë vendim, Ristov mbetet në arrest shtëpiak, pasi mbrojtja ishte ankuar ndaj vendimit të mëparshëm për vazhdimin e masës, përcjell Zhurnal.mk.

Gjyqtari Ristov, i cili ka punuar në Gjykatën e Apelit në Shkup, akuzohet për përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe për pastrim parash.

Aktakuza pason pasi në janar të vitit 2026 u gjetën 350 mijë euro para në dorë, të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve të tij në Negotinë, për të cilat ai, sipas hetimeve, nuk kishte dëshmi për prejardhjen dhe nuk i kishte deklaruar në fletën anketuese.

Banner

Related posts

Nisi fushata Parlamentare – 17 parti në garë zgjedhore!

Gjyla Halili

Rritja minimale e pagës minimale nuk ndihmon qytetarët, sepse brenda një viti çmimet janë rritur 25%!

admin

Taravari: Si president do t’i fal të dënuarit nga rastet e montuara politikisht

Gjyla Halili