AKTUALE

Ahmeti dhe Rama diskutojnë për të ardhmen evropiane të rajonit

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me interes të përbashkët, duke vënë theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare, si dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.Ahmeti theksoi rëndësinë e unitetit dhe koordinimit politik në funksion të zhvillimit dhe stabilitetit, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet faktorëve shqiptarë mbetet kyç për të ardhmen.Nga ana e tij, Rama vlerësoi angazhimin për thellimin e marrëdhënieve dhe ritheksoi mbështetjen për proceset integruese dhe zhvillimore në rajon.
Të dy palët u shprehën të përkushtuara për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për qytetarët.Ja postimi plotë:Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama.Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!

Banner

Related posts

Ahmeti: BDI është kala e fitoreve e ndërtuar nga populli, ndaj nuk është lehtë të matesh me ne!

Gjyla Halili

PROMOVIMI I PRODUKTEVE HALLALL ËSHTË IMPERATIV I KOHËS

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Tani e tutje nuk ka dilema kush do të fitojë, por sa e thellë do të jetë fitorja

Gjyla Halili