AKTUALE

Samiti i Diasporës, Ahmeti: Drejt një të ardhmeje evropiane të përbashkët

Banner

Kreu i Bdi-së, Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e punimeve të Samiti i 4-të i Diasporës Shqiptare në Tirana, një ngjarje e rëndësishme që bashkon shqiptarët nga mbarë bota.

Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Ai vlerësoi rolin e diasporës si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik të kombit shqiptar.

“Përmes rrënjëve tona ne lartësohemi dhe ndërtojmë ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Ahmeti, duke nënvizuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore për integrimin evropian dhe përparimin e përbashkët.

Samiti i Diasporës Shqiptare synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe diasporës, duke krijuar mundësi të reja për investime, zhvillim dhe ruajtje të trashëgimisë kombëtare.

Ja postimi plotë:

Kënaqësi të marr pjesë në hapjen e punimeve të Samitit të 4-të të Diasporës Shqiptare në Tiranë – “Përmes rrënjëve lartësohemi”. Një moment që na kujton se forca jonë buron nga identiteti, historia dhe lidhja e pandashme me njëri-tjetrin.

Ky samit shërben si urë bashkimi për shqiptarët kudo që ndodhen, duke forcuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kombit dhe të ardhmen evropiane. 🇦🇱

Related posts

Policia sillet në mënyrë brutale ndaj Demë Shehut nga rasti i Kumanovës

Gjyla Halili

Pas lajmit të syrit i kujtohet Taravarit ti përdor Amblemat dhe llogën e partisë

Gjyla Halili

“Safe City”, Shaqiri “godet” Selën, “thumbon” Ahmetin: Mosprezenca e barabartē me mbështetjen

Gjyla Halili