AKTUALE

BDI forcon strukturat në Reçicë të Madhe, në krye zgjidhet Shpëtim Kasami

Reçica e Madhe ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen e saj ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim, në një kuvend të mbajtur në frymë uniteti dhe angazhimi.

Në këtë takim u bë përzgjedhja e kryetarit të ri të nëndegës, ku besimi i anëtarësisë iu dha Shpëtim Kasamit, i punësuar në Postat e RMV-së. Ai vjen nga një familje me traditë patriotike dhe njihet si aktivist i devotshëm i subjektit.

Kryetari i Degës së Tetovës së BDI-së, Bajram Rexhepi, theksoi se me kuadro të përkushtuara dhe me vizion të qartë, po ndërtohet një strukturë e riorganizuar partiake që synon t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe efikasitet.

Ai shtoi se angazhimi i anëtarësisë dhe besimi në vlerat e organizatës mbeten shtylla kryesore për avancimin e proceseve dhe për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve në të ardhmen.

Banner

Related posts

VLEN: Një hap i vogël në kufi, një ndryshim i madh për shqiptarët!

Gjyla Halili

Krenar Lloga me rastin e muajit të shejtë të Ramazanit: “Qoftë ky muaj i mëshirës, faljes dhe begatisë, një kohë reflektimi, paqeje dhe solidariteti mes nesh”

Gjyla Halili

“Lista e zezë”, Ageler: Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH po shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj

Gjyla Halili