
Tirana do të jetë nikoqire e një prej ngjarjeve më të mëdha kombëtare, Samitit të katërt të Diasporës, i cili synon bashkimin e shqiptarëve dhe komuniteteve shqiptare anembanë botës, duke forcuar lidhjet mes tyre.
Për tre ditë rresht, kryeqyteti shqiptar do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore, nën moton “Përmes rrënjeve lartësohemi”.
Në këtë samit do të marrin pjesë figura të larta shtetërore dhe politike. Bajram Begaj do të nderojë figura të shquara shqiptare të diasporës që kanë kontribuar në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj.
Ngjarja kryesore do të mbahet më 14 prill, ku fjalë rasti do të mbajnë Edi Rama dhe Ferit Hoxha.
Po ashtu, pjesë e këtij samiti do të jetë edhe Ali Ahmeti, një figurë e rëndësishme politike nga Maqedonia e Veriut, prania e të cilit thekson karakterin gjithëkombëtar të këtij organizimi dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve në rajon dhe diasporë.
Gjatë këtyre ditëve do të organizohen edhe diskutime në panele të ndryshme mbi kontributin e diasporës shqiptare në fusha si ekonomia, politika, kultura, teknologjia dhe biznesi, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe rrjetëzimi mes shqiptarëve në mbarë botën.
Ja agjenda e plotë:












