AKTUALE

Në Vicë forcohet struktura e BDI-së, Xhafer Iseni zgjidhet kryetar i nëndegës

Mbrëmjen e sotme, në Vicë, u mbajt kuvendi i nëndegës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në një atmosferë mobilizuese dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, ku u dëgjua fuqishëm zëri i Malësisë së Tetovës.

Gjatë këtij takimi u theksua përkushtimi për rritjen dhe fuqizimin e strukturave partiake, përmes përfshirjes së kuadrove të reja, entuziaste dhe të kualifikuara, si garanci për zhvillim dhe përfaqësim më dinjitoz.

Në kuadër të kuvendit, me votë unanime, kryetar i nëndegës së Vicës u zgjodh Xhafer Iseni, inxhinier i bujqësisë dhe magjistrant në këtë fushë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, theksoi se ky organizim dëshmon për vazhdimin e konsolidimit të partisë me hapa të sigurt, duke ndërtuar një frymë të re dhe vizion të qartë për të ardhmen.

BDI mbetet e përkushtuar në ndërtimin e strukturave të forta dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve, duke e orientuar veprimtarinë e saj drejt sfidave dhe zhvillimeve të kohës.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti sot viziton Likovën, Erkan Arifi: Mirësevjen Kryetar

Gjyla Halili

Taravari: Marrëveshja me Bullgarinë është e panegociueshme, por pajtohem me Mickoskin – ta presim qershorin

Gjyla Halili

Mexhiti: Asnjëherë më parë komunat shqiptare nuk kanë marrë kaq shumë mbështetje, qindra projekte në realizim

Gjyla Halili