AKTUALE

Lazim Destani: Engel do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare

Banner

Filantropi i njohur Lazim Destani ka shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet e tij për mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare.

Destani theksoi se marrëdhënia me Engel kishte një histori të gjatë ndër dekada, e ndërtuar mbi respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë. “E kemi vizituar dhe na ka vizituar, dhe gjithmonë ishte mbresëlënëse njohuria e tij e gjerë për trungun dhe rrënjët shqiptare,” shprehet ai.

Sipas tij, ndikimi i Engel ka qenë i jashtëzakonshëm dhe gjurmët e tij do të mbeten të përhershme për shqiptarët kudo që ndodhen. Ai shtoi se mungesa e tij do të ndihet thellë në përfaqësimin dhe mbështetjen e kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, Destani vlerëson se trashëgimia e lënë nga Engel do të vazhdojë të jetojë në histori dhe në veprat që ai ka mbështetur ndër vite.
Në fund të mesazhit të tij, Lazim Destani shpreh mirënjohje të thellë: “Faleminderit, miku ynë i shquar, dhe qofsh i parajsës.”

Ja postimi plotë:

Mikun tim, Kongresistin Eliot Engel, por edhe mik i gjithë shqiptarëve, e njihja prej dekadash. E kemi vizituar dhe na ka vizituar, dhe gjithmonë ishte mbresëlënëse njohuria e tij e gjerë për trungun dhe rrënjët shqiptare.

Ndikimi i tij është i madh dhe gjurmët e tij mbeten të përhershme për ne si shqiptarë. Pa dyshim do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare në botë, por trashëgimia që ka lënë do të jetojë gjithmonë në histori dhe në vepër.

Faleminderit, miku ynë i shquar, dhe qofsh i parajsës.

Related posts

Hapet thirrja për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së 2024 për gazetarë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

Gjyla Halili

“Porosia e Kullës” – malësori, Malësia e Madhe, qytetërimi dhe bota te Pashko Camaj

Gjyla Halili

Rezultatet e konkursit për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin shkollor 2023/2024

Gjyla Halili