AKTUALE

Ali Ahmeti: Engel do të kujtohet ndër breza si mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një ndër miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Ahmeti theksoi se Engel për më shumë se tre dekada ishte një mbështetës i palëkundur i çështjes shqiptare dhe një zë i fuqishëm i lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ai do të kujtohet ndër breza si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe kontribuues i madh në proceset tona në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe diasporë,” thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Ahmeti gjithashtu nënvizoi se nga çdo takim me Engel, në Uashington, Shkup dhe Prishtinë, ka mësuar shumë, duke shtuar se shqiptarët ishin me fat që e patën pranë një mik të tillë të çmuar.

Në fund, ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, duke falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm që Engel dha për popullin shqiptar.

Ja postimi plotë:

I trishtë lajmi për humbjen e njërit nga miqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve, Kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili për mbi tre dekada na qëndroi pranë duke qenë zëri i lirisë së shqiptarëve në Kongresin 🇺🇸

Ai do të kujtohet ndër gjenerata si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe kontribues i madh në të gjitha proceset tona në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe Diasporë.

Kam mësuar në çdo takim me të, në Uashington, Shkup e Prishtinë dhe shqiptarët ishin me fat që e patën dhe do të mbeten përjetësisht mirënjohës dhe faleminderues.

Lamtumirë mik, ngushëllime familjes dhe të faleminderit për çdo gjë që ke bërë për ne 🙏

Banner

Related posts

Mickoski për korridoret: Gabimet eventuale në projekt do t’i paguajmë ne

admin

Nuk ka pritje të gjata në vendkalime kufitare

admin

ALI AHMETI QYTETAR NDERI I PRIZRENIT, KRYEQYTETIT SHPIRTËROR TË KOMBIT SHQIPTAR

Gjyla Halili