AKTUALE

Komuna e Sarajit: Banorët e Sarajit së shpejti me qasje të lirë në internet në hapësira publike

Komuna e Sarajit është përzgjedhur në thirrjen WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), një iniciativë që do të mundësojë vendosjen e pikave falas të internetit në 500 komuna të rajonit.

Ky projekt është pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe synon të nxisë transformimin digjital si një faktor kyç për forcimin e lidhjes rajonale. Përmes këtij projekti, edhe Komuna e Sarajit bëhet pjesë e përpjekjeve për modernizimin dhe afrimin e teknologjisë me qytetarët.

Në territorin e komunës do të vendosen tre pika Wi-Fi në hapësira publike, duke siguruar për banorët dhe vizitorët qasje të lirë dhe cilësore në internet. Në periudhën e ardhshme pritet të zhvillohet evaluimi teknik i lokacioneve, ndërsa më pas do të realizohet instalimi i pikave të internetit.

Iniciativa WiFi4WB zbatohet përmes programit EU4Digital Action, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), ndërsa implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Banner

Related posts

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

Gjyla Halili

Taravari nga Velesi dhe fshatrat përreth: Dëgjuam kërkesat e qytetarëve, zhvillimi ekonomik është fokusi ynë

Gjyla Halili

Liderët e VLEN-it, Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi arinë në qeveri pas pak takimi me Mickovskin

Gjyla Halili