AKTUALE

Ali Ahmeti bën homazhe në Koshare: “Lavdia u përket mbrojtësve të atdheut”

Banner

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Koshare, ku bëri homazhe dhe nderoi sakrificën e luftëtarëve të rënë në Beteja e Koshares.Ai theksoi se në këtë betejë historike luftuan krah për krah shqiptarë nga të gjitha trojet, duke e cilësuar thyerjen e kufirit si një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjen për liri dhe bashkim kombëtar.Ahmeti u përkul me nderim para heronjve të Brigadës 138 të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke vlerësuar sakrificën e tyre si themel të lirisë së Kosovës. Ai theksoi se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm në ndërgjegjen kombëtare.Në të njëjtën kohë, ai përkujtoi edhe 28 luftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” nga Kaçaniku, si dhe 32 martirët e vrarë në “Prroi i Rakocit” dhe “Lagjën e Re”.
“Lavdia u përket të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të atdheut,” u shpreh Ahmeti.

Banner

Related posts

Ahmeti me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit Nezir Demiri

admin

Lladrovci uron për ditëlindje Kadri Veselin: Ditëlindjet tjera i festofshim në Kosovë!

Gjyla Halili

Ujësjellësi: Shkupi do të ketë ujë të pijshëm

Gjyla Halili