AKTUALE

Ja sa gjoba të regjistruara dje nga sistemi “Safe City”

Gjatë ditës së djeshme, përmes sistemit të kamerave të trafikut “Safe City”, janë regjistruar gjithsej 650 gjoba, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Nga to:
36 gjoba për kalim në dritë të kuqe,

590 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar,

24 gjoba për automjete të paregjistruara.

Gjithashtu janë shqiptuar 61 masa ndalimi për drejtim mjeti ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje më të rënda.

Nga MPB apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe sinjalizimin rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion në të gjithë vendin.(INA)

Banner

Related posts

Sot protesta e opozitës në Shqipëri, cilat janë akset që do të paralizohen

Gjyla Halili

Këshilli Koordinues për Diasporër promovon platformën online, Adrian Lekaj fton gjith shqiptarët që ti bashkohen

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle, 12 mijë euro për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

admin