AKTUALE

Rina Ajdari: Shëndeti nuk është politikë, por përgjegjësi

Banner

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Rina Ajdari, me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, ka bërë thirrje për respektim të shkencës dhe rritje të përgjegjësisë institucionale në sektorin e shëndetësisë.

Ajo theksoi se shëndetësia nuk duhet të trajtohet si çështje politike, por si një detyrim themelor ndaj qytetarëve, duke shtuar se mbrojtja e jetës dhe dinjitetit duhet të jetë prioritet i çdo politike publike.

“Shëndetësia nuk njeh ngjyra politike, por kërkon vizion dhe profesionalizëm. Politikat shëndetësore duhet të udhëhiqen nga ekspertët dhe dëshmitë shkencore, e jo nga interesat e ngushta të pushtetit”, deklaroi Ajdari.

Deputetja nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim shprehu shqetësim për, siç tha ajo, politikat e improvizuara që mund të dëmtojnë sistemin shëndetësor dhe të cenojnë cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e mbrojtjes së kuadrit shëndetësor, duke theksuar se mjekët dhe infermierët duhet të kenë kushte dinjitoze pune, si dhe nevojën për qasje të barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët.

“Çdo regres në shëndetësi është goditje për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë. Shëndeti i qytetarëve është vijë e kuqe që nuk mund të shkelet”, përfundoi Ajdari.

Banner

Related posts

LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Departamentet policore të Haraçinë, Mateç dhe Shuto Orizare janë gati për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

Thanks to VR, your office will resemble a tropical island

admin