AKTUALE

Shoqata “Malësia” në Kaliforni organizon festë për Pashkët, i pranishëm dhe kandidati për kongresin Amerikan Robert Lulgjuraj

Në një atmosferë festive dhe plot gjallëri, shoqata “Malësia” në Kaliforni organizoi kremtimin e Festës së Pashkëve, duke mbledhur së bashku anëtarë të komunitetit dhe familje shqiptare për një ditë të mbushur me gëzim dhe aktivitete argëtuese.

Të pranishmit shijuan një program të pasur, ku nuk munguan lojërat, muzika dhe momentet e bukura që krijuan një ndjenjë të fortë bashkimi dhe harmonie mes pjesëmarrësve. Festa u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore, duke lënë mbresa të veçanta tek të gjithë të pranishmit.

Një moment i veçantë i këtij organizimi ishte vizita surprizë e Robert Lulgjuraj, i cili pritet të bëhet kongresmeni i parë shqiptar. Prania e tij u mirëprit nga të gjithë dhe i dha një dimension edhe më të veçantë kësaj feste.

Nga shoqata “Malësia” u shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit që bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe forcimit të lidhjeve brenda komunitetit shqiptar në diasporë.

Banner

Related posts

Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta: Kur isha në shtëpinë e tij, Enver Hoxha më tregoi se ai kishte urdhëruar…

admin

Ali Ahmeti me dhimbje për ndarjen nga jeta të mikut të tij Fatos Nano

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Një mbrëmje e mbushur me krenari, emocione dhe bashkim

Gjyla Halili