AKTUALE

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen!

Banner

Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq.

Pashka katolike shënohet pas një periudhe 40-ditore agjërimi dhe përgatitjeje shpirtërore, e njohur si periudha e Kreshmës.

Java e Shenjtë që paraprin ditën e Pashkës, përfshin disa nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik. Ajo nis me të Dielën e Palmave, që përkujton hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem dhe vazhdon me të Enjten e Madhe, kur përkujtohet Darka e Fundit, si dhe të Premten e Madhe, dita e kryqëzimit dhe sakrificës së Krishtit.

Banner

Related posts

Forumi i gruas së AKI-së mikpritet në familjet e Reçicës së Madhe, numërimi mbrapsht ka filluar deri më 19 tetorë

Gjyla Halili

CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”

Gjyla Halili

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për ish-ministrin Bekteshin dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Gjyla Halili