AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS SË EUROPËS

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga ambasadoru i BE Z. Mihslis Rokas me rastin e shënimit të Ditës së Europës në Shkup. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, diplomatë, personalitete fetare, kulturore dhe figura të jetës publike.
Me këtë rast, Reisul Ulema përcolli urimet e tij për paqe, bashkëpunim, mirëkuptim dhe avancim të vlerave universale evropiane, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës mes popujve dhe komuniteteve të ndryshme.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë manifestim paraqet përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame ndaj vlerave të paqes, tolerancës, integrimit dhe bashkëpunimit institucional në shoqërinë tonë..

Banner

Related posts

Mbështetja juaj është forca jonë: Isen Shabani takon mërgatën shqiptare në Itali

Gjyla Halili

Sadiku: Protesta e gazetarëve për Klan Kosovën – mesazh i fuqishëm për pushtetin

admin

Donika Gërvalla-Schwarz falënderon Agron Dedivanaj: Bashkëpunimi me diasporën do të thellohet

Gjyla Halili