AKTUALE

Ballazhi dhe Çeku prezantojnë projektin mediatik “Gazzetta Journal”

NJOFTIM I RËNDËSISHËM – LANÇIMI I PROJEKTIT TË RI!

Të dashur miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës të vlerave të lirisë, transparencës dhe aleancës transatlantike!

Sot, me krenari të madhe, unë Flamur Ballazhi bashkë me mikun dhe partnerin tim të ngushtë, gazetarin investigativ të njohur Fitim Çeku, shpallim themelimin zyrtar të Gazzettës Journal – Projekt Amerikan!

Kjo nuk është thjesht një media e re – është një platformë e fortë, e pavarur dhe e orientuar qartë pro-amerikane, që do të mbrojë interesat e Kosovës, Ballkanit dhe të gjithë rajonit kundër propagandës ruse, serbe dhe çdo ndikimi malinje që kërcënon paqen, demokracinë dhe aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Journal do të jetë zëri juaj – zëri i të vërtetës, pa kompromis!

Bashkohuni me ne në këtë mision! Ndajeni këtë postim, na ndiqni, na mbështesni me ide, kontribute ose thjesht me like & share.

Së bashku jemi më të fortë!

Flamur Ballazhi & Fitim Çeku
Themelues – Gazzetta Journal

Banner

Related posts

Ali Ahmeti ndjek premierën e “Otello” në regji të Qëndrim Rijani

Gjyla Halili

Influenca ruse në Shqipëri, Ngjela zbulon detaje: Anëtarë të këtij grupimi politik, janë në shërbim të Moskës

Gjyla Halili

BDI: Qytetarët po mbyten nga ndotja, Qeveria merret me politikë partiake

Gjyla Halili