AKTUALE

Ballazhi dhe Çeku prezantojnë projektin mediatik “Gazzetta Journal”

NJOFTIM I RËNDËSISHËM – LANÇIMI I PROJEKTIT TË RI!

Të dashur miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës të vlerave të lirisë, transparencës dhe aleancës transatlantike!

Sot, me krenari të madhe, unë Flamur Ballazhi bashkë me mikun dhe partnerin tim të ngushtë, gazetarin investigativ të njohur Fitim Çeku, shpallim themelimin zyrtar të Gazzettës Journal – Projekt Amerikan!

Kjo nuk është thjesht një media e re – është një platformë e fortë, e pavarur dhe e orientuar qartë pro-amerikane, që do të mbrojë interesat e Kosovës, Ballkanit dhe të gjithë rajonit kundër propagandës ruse, serbe dhe çdo ndikimi malinje që kërcënon paqen, demokracinë dhe aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Journal do të jetë zëri juaj – zëri i të vërtetës, pa kompromis!

Bashkohuni me ne në këtë mision! Ndajeni këtë postim, na ndiqni, na mbështesni me ide, kontribute ose thjesht me like & share.

Së bashku jemi më të fortë!

Flamur Ballazhi & Fitim Çeku
Themelues – Gazzetta Journal

Banner

Related posts

Në Shkup janë sanksionuar 187 vozitës, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi takon misionin e OSCE-ODIHR: Garantojmë proces zgjedhor të lirë dhe demokratik në Tetovë

Gjyla Halili

Temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë kohë në Shkup

Gjyla Halili