AKTUALE

Magbul Kamberi merr drejtimin e nëndegës në Sahat Mëhallê, Rexhepi: Hap drejt rifreskimit të strukturave

Në Tetovë u mbajt Kuvendi zgjedhor i nëndegës së Sahat Mëhallës, në prani të aktivistëve dhe përfaqësuesve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Kuvendi u përshëndet nga kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, i cili theksoi rëndësinë e organizimit dhe fuqizimit të strukturave lokale si bazë për përfaqësim më të denjë të qytetarëve.

Gjatë këtij kuvendi, për kryetar të nëndegës u zgjodh profesori Magbul Kamberi, historian me përvojë shumëvjeçare në arsim. U vlerësua se përkushtimi, kompetenca dhe energjia e tij do të kontribuojnë në ndërtimin e një strukture të rifreskuar partiake, e cila do t’u përgjigjet sfidave të kohës dhe kërkesave të qytetarëve.

Ja postimi i plotë:

Sonte, me aktivistët e Sahat Mëhallës, mbajtëm Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege.

Kryetar u zgjodh profesori Magbul Kamberi, historian me përvojë shumëvjeçare në arsim. Kompetenca dhe entuziazmi janë parakusht për të ndërtuar një strukturë të rifreskuar partiake, e cila do t’u përgjigjet nevojave të kohës dhe do të përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj: Fondi për fëmijët me autizëm dhe një dëshmi që diaspora shqipare kurrë nuk është shkëputur nga rrënjët e saj

Gjyla Halili

Mickoski: Grubi ka kryer disa veprime që nuk janë në interes të qytetarëve

Gjyla Halili

Mickoski: VMRO-DPMNE do të udhëheqë një fushatë pozitive që do të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet

Gjyla Halili