AKTUALE

Bujar Osmani: AARC në Uashington për të drejtat e shqiptarëve, VLEN në grindje për poste

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Përmes një reagimi publik, Osmani ka kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, duke i akuzuar për mungesë serioziteti dhe fokusimi në çështje të brendshme partiake, në vend të trajtimit të problemeve reale të qytetarëve.

Ai ka theksuar se ndërkohë që përfaqësues nga American-Albanian Relations Council, si Martin Vulaj, Ilir Rusi dhe Burim Rexhaj, po zhvillojnë takime në Departamentin e Shtetit Amerikan për të ngritur çështje që lidhen me kërkesat e studentëve shqiptarë të jurisprudencës dhe zbatimin e Ligjit për Gjuhën, përfaqësuesit e koalicionit VLEN janë të përfshirë në debate të brendshme për poste partiake.

“S’ka si të mos jetë shqetësuese kjo gjendje”, ka theksuar Osmani, duke nënvizuar se prioritet duhet të jenë interesat e qytetarëve dhe respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Në fund të reagimit, ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin e diasporës, duke falënderuar veçanërisht AARC për ngritjen e këtyre çështjeve në nivel ndërkombëtar.

Ja postimi plotë:

Sa e sikletshme deri ku kemi ra?

Ndërsa Martin Vulaj, Ilir Rusi dhe Burim Rexhaj prej American-Albanian Relations Council shkojnë në Departamentin e Shtetit Amerikan me fol për kërkesat studentëve shqiptarë të jurisprudencës dhe për shkeljen e Kushtetutës e Ligjit për Gjuhën, përfaqësuesit e Vlen në qeveri janë zhytë në baltë, tu u zënë kush me u bë kryetar e kush sekretar.

Faleminderit AARC!

Banner

Related posts

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve prej 5 mijë denarëve

Gjyla Halili

Ahmeti: Suksese për të gjithë garuesit në zgjedhjet e së dielës dhe uroj të fitojë Shqipëria

Gjyla Halili

Gjokaj mesazh SD-së: Duhet të jeni mirënjohës për investimet e realizuara – Ju s’keni gabuar, se as s’keni punuar gja, as s’keni planifikuar me ndërtua gja

admin