
Në Sellcë të Tetovës u zhvillua manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit”, që mbahet prej 25 vitesh për të përkujtuar fillimin e luftës dhe daljen në skenë të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në rajonin e Tetovës. Ky event nderon të rënët e luftës së vitit 2001, ndërsa në nivel kombëtar, dëshmorët e kombit nderohen më 5 maj.
Në manifestim morën pjesë familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftërave çlirimtare, si dhe qytetarë dhe bashkëkombas të shumtë. Këshilli Organizativ sqaroi se incidenti i pakëndshëm gjatë këtij viti, ku u shpreh pakënaqësi ndaj organizimit, ishte rezultat i një lëshimi teknik të paqëllimshëm të SHVL-UÇK dhe nuk duhet të interpretohet si mungesë respekti ndaj dëshmorëve ose pjesëmarrësve.
Si pjesë e programit, u recitua një vjershë kushtuar Dëshmorit Hajredin Arifi, nga mbesa e tij, në pajtueshmëri të plotë me Këshillin Organizativ. Vjersha u mirëprit me duartrokitje të madhe nga të pranishmit. Gjithashtu, fotografitë e të gjithë dëshmorëve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, me emër dhe mbiemër, vazhdojnë të jenë pjesë e skenografisë pa dallim, duke ruajtur kujtesën dhe nderimin për ta.
Këshilli Organizativ bëri thirrje që veprime të ngjashme ose shprehje pakënaqësie të mos përsëriten në të ardhmen dhe kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve, duke theksuar se organizimi i manifestimeve të këtij lloji bëhet në baza vullnetare, me punë ekipore, kohë dhe përkushtim, dhe çdo lëshim teknik konsiderohet pjesë e procesit për të bërë gjithmonë më mirë.
Në vazhdimësi, Këshilli Organizativ ka vazhduar traditën e ndarjes së mirënjohjeve për pronarët e shtëpive që në vitin 2001 u bënë cerdhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhe këtë vit u ndanë mirënjohje për një pjesë të vendbanimeve, ndërsa aktiviteti do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm për vendbanimet e tjera të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.
Këshilli Organizativ riafirmoi përkushtimin për ruajtjen dhe jetësimin e idealeve të luftës së vitit 2001 dhe për të siguruar që dëshmorët e kombit të nderohen dhe të ngrihen në piedestalet më të larta të kujtesës kolektive.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Tetovë, 15 mars 2026
Këshilli Organizativ i Manifestimit Tradicional “Pranvera e Dinjitetit”
Ja kumtesa e plotë:
KUMTESË
Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, të nderuar invalidë të luftërave çlirimtare,
veteranë të Ushtrive çlirimtare, të nderuar bashkëkombas.
14. marsi eshte manifestim tradicional qe mbahet tani e 25 vite me emrin “Pranvera e Dinjitetit”
në Sellcë te Tetovës, e cila shenon fillimin e luftes dhe daljes në skenë të Brigadës 112
“Mujdin Aliu”, te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në rajonin e Tetovës. Ne kete event
përkujtohen ngjarje dhe te renet e luftes te vitit 2001. Kurse data mbarwkombwtare, nw tw
gjithw hapwsirwn shqiptare, ku nderohen dwshmorwt e kombit, është 5 maji.
Rasti i pakëndshëm që ndodhi në manifestimin e këtij viti, me shprehjen e pakënaqësisë në
formë te tille ndaj Këshillit Organizativ eshte i pa bazw sepse për shkak të një lëshimi teknik
te pa qellimshem te SHVL-UÇK, nuk mund te pranojme qe te behet shkak i ndonje revolte e
cila u manifestua me gjeste dhe fjale qe nuk i nderojne as pjesëmarrësit dhe aq më pak figurat
e ndritura të kombit – dwshmorwt.
Si Këshill Organizativ, duam të theksojmë se nuk favorizojmë dhe nuk anashkalojmë asnjë
nga Dëshmorët e Brigadës 112 “Mujdin Aliu” dhe as të brigadave tjera dhe për hir të së
vërtetës, në po të njëjtin tubim, ne pajtuesmeri te plote me Keshillin Organizativ u recitua
vjershë nga mbesa e Deshmorit kushtuar Dëshmorit Hajredin Arifi ku emri i tij permendet disa
here. Kjo vjershe u mirëprit me duartrokitje të madhe nga të pranishmit. Gjithashtu, fotografitë
e të gjithë Dëshmorëve të Brigadës 112 me emër dhe mbiemër, kanë qenë dhe mbeten ne
skenografi pa dallim.
Urojme qe veprime te tilla apo nxitje per cenimin e mbajtjes se manifestimeve te mos ndodhin
me ne te ardhmen dhe te mos lejojme qe te perdoren fjale dhe gjeste qe nuk i deshiron askush.
Organizimi i manifestimeve të këtij lloji bëhen në baza vullnetare dhe kërkojnë punw ekipore,
mund, kohë dhe pwrkushtim, e qw konsiderojmw se nuk kanw munguar gjatw cereshekullit tw
kaluar, ku duke u munduar që të bëjmë më shumë dhe më mirë, mund të ndodhin edhe
lwshime dhe keqkuptime, për të cilat si Këshill Organizativ kërkojmë mirëkuptim si dhe
angazhimin tuaj qe kto manifestime ne te ardhmen te realizohen me perkushtim ende me te
madh ne menyre qe Deshmoret e Kombit te ngriten ne piedestalet me te larta.
Ne vazhdimesi te organizimeve te ketij manifestimi, Këshilli organizativ në emër të SHVL-së,
duke filluar nga manifestime e viteve të kaluar, ka bërë ndarje të mirënjohjeve për pronarët e
shtëpive të cilët në vitin 2001 u bënë cerdhe të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare. Edhe këtë vit
u ndanë mirënjohje për një pjesë të vendbanimeve, poashtu vazhdojmw vitin e ardhshwm me
vendbanimet tjera tw Brigadws 112 “Mujdin Aliu”.s
Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen dhe jetwsimin e idaeleve të luftës së vitit 2001.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Këshilli Organizativ i Manifestimit
Tradicional “Pranvera e Dinjitetit”
Tetovë, 15 mars, 2026

