AKTUALE

Në Michigan do të shfaqet dokumentari “Narhelmi – Fshati Piktoresk i Bashkëjetesës”

Banner

Shoqata “Jehona e Malësisë”, në bashkëpunim me Shoqatën “Malësia e Madhe” në Michigan, do të organizojnë shfaqjen e dokumentarit “Narhelmi – Fshati Piktoresk i Bashkëjetesës”, një produksion që sjell në vëmendje historinë, traditat dhe jetën e përditshme të një komuniteti që përfaqëson vlerat e bashkëjetesës dhe trashëgimisë shqiptare.

Shfaqja e këtij dokumentari do të mbahet të dielën, më 15 mars 2026, duke filluar nga ora 5:00 PM, në ambientet e kinemasë Imagine – The Magic of Movies & More, në adresën 200 Barclay Circle, Rochester Hills, Michigan.

Dokumentari është realizuar me ide dhe regji nga Mark Pashku dhe Lucgjonaj, ndërsa kamerën dhe montazhin e ka realizuar Ceno Rrogathi. Përmes këtij projekti synohet të paraqitet një rrëfim autentik mbi historinë dhe kulturën e një vendi që simbolizon bashkëjetesën dhe identitetin kulturor shqiptar.

Ky aktivitet kulturor organizohet me qëllim promovimin e historisë, kulturës dhe traditave të Malësisë, si dhe forcimin e lidhjeve të komunitetit shqiptar në diasporë.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë bashkëatdhetarët, përfaqësues të komunitetit dhe dashamirës të kulturës shqiptare që të marrin pjesë në këtë mbrëmje të veçantë artistike dhe kulturore.

Banner

Related posts

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Gjyla Halili

VARRIMI MË I MADH HISTORIK NË GJILAN PARA LUFTËS ISHTE AI I HERONJËVE  REXHEP MALAJ  DHE NUHI BERISHA

Gjyla Halili

Dimitrievska Koçoska: Nëse dëshiron ndonjë kompani, mund të punojë të dielave

Gjyla Halili