AKTUALE

Shoqata “Jehona e Malësisë” vendos kurorë lulesh pranë varrit të Adem Jasharit

Banner

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan vendosi sot kurorë lulesh pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për sakrificën e tij dhe të gjithë familjes heroike Jashari, të cilët u bënë simbol i qëndresës dhe themel i lavdishëm i luftës çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në postimin në fb theksuan se UÇK-ja, si ushtria që mishëroi idealin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, mbetet një nga kapitujt më të ndritur të historisë së popullit shqiptar në Kosovë. Lufta dhe sakrifica e saj u shndërruan në dritë shprese për popullin e Kosovës dhe në frymëzim për brezat që do të vijnë.

“Familja Jashari është simbol i sakrificës së madhe që i dha forcë dhe legjitimitet luftës së UÇK-së, duke e kthyer qëndresën në një thirrje kombëtare për liri, dinjitet dhe drejtësi”- kanë shkruar nga Shoqata ” Jehona e Malësisë”

Me përulje dhe respekt të thellë, u përkujtuan edhe të gjithë dëshmorët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët me gjakun dhe trimërinë e tyre i hapën rrugën lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.
Lavdi

Banner

Related posts

VMRO: Prokuroria dhe Kocevski të përgjigjen nëse diskoteka “Pulse” ka paguar 40 mijë euro

Gjyla Halili

VLEN: Rezultati 3 me 1

Gjyla Halili

MPPS: Filloi pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

admin