AKTUALE

BDI Tetovë mban Kuvendin zgjedhor të nëndegës “Servet Hajredini”/Rexhepi: Fuqizimi i gruas është vlerë për zhvillimin e shoqërisë

Në Tetovë u mbajt Kuvendi zgjedhor i nëndegës “Servet Hajredini”, në kuadër të BDI – Dega Tetovë, me pjesëmarrjen e kryetarit të degës, Bajram Rexhepi.

Gjatë këtij kuvendi, me votën e delegatëve për kryetare të nëndegës u zgjodh Gëzime Hajredini, inxhinjere e diplomuar e biologjisë dhe biokimiste.
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, përshëndeti punimet e kuvendit dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të gruas në jetën shoqërore dhe politike, duke vlerësuar se angazhimi dhe përkushtimi i grave kontribuon në forcimin e strukturave dhe në rritjen e përfaqësimit në proceset vendimmarrëse.

Ai i uroi suksese kryetares së sapozgjedhur në ushtrimin e detyrës së saj, duke theksuar se përfshirja aktive e grave është një vlerë e rëndësishme për zhvillimin e komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Krenari dhe unitet në festimet e Pavarësisë së Shqipërisë në NYC

Gjyla Halili

“Syni i zi” pushton publikun, Malësori vjen më i fuqishëm se kurrë

Gjyla Halili

Në Rosoman dhe Demir Kapi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili