AKTUALE

Nik Gjeloshaj uron rizgjedhjen e Senad Lulanaj në krye të Shoqatës “Malësia e Madhe NY”

Banner

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e rizgjedhjes së z. Senad Lulanaj në krye të Shoqata “Malësia e Madhe NY”.

Në mesazhin e tij, zëvendëskryeministri Gjeloshaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e kësaj shoqate ndër vite, duke theksuar se ajo ka qenë një shtyllë e rëndësishme e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, ruajtja e traditave, gjuhës dhe identitetit kombëtar, si dhe forcimi i lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes, mbeten misione me rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët.

“Kontributi i z. Lulanaj për komunitetin dhe për Malësinë është i çmuar dhe me gjurmë të dukshme në jetën tonë shoqërore e kombëtare. Besimi i rikonfirmuar nga bashkëatdhetarët tanë është dëshmi e punës dhe përkushtimit të tij”, thuhet në mesazhin e zëvendëskryeministrit.

Në fund, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Nik Gjeloshaj, uroi Kryesinë e re për suksese të mëtejshme në këtë mandat, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi mes institucioneve dhe diasporës do të vijojë të forcohet në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe kombëtar.

Ja postimi plotë:

Me rastin e rizgjedhjes së z. Senad Lulanaj në krye të Shoqatës “Malësia e Madhe NY”, i përcjell urimet më të sinqerta për besimin e marrë nga bashkëatdhetarët tanë.

Shoqata “Malësia e Madhe NY” ka qenë ndër vite një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptar në SHBA, duke ruajtur traditat, gjuhën dhe identitetin tonë, si dhe duke shërbyer si urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes.

Kontributi i z. Lulanaj për komunitetin dhe për Malësinë është i çmuar dhe me gjurmë të dukshme në jetën tonë shoqërore e kombëtare.

Ju uroj suksese të mëtejshme Kryesisë së re dhe juve personalisht në këtë mandat të ri.
Ju priftë e mbara!

NGJ

Banner

Related posts

Ruaje zot popullin me aleancat e krijuara historike nga patriotët e vonuar e trimat e pas luftës!

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

VLEN: Po e çlirojmë Prokurorinë nga kthetrat e BDI-së

Gjyla Halili