AKTUALE

“Arrest shtëpiak për Artan Grubin, Prokuroria jep detaje”

Banner

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në rastin për Lotarinë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë, është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën ndaj tij me qëllim marrjen e një vendimi prokurorial, ka njoftuar kështu Prokuroria Publike.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Artan Grubit i është konfiksuar pasaporta me areyetimin se gjatë marrjes në pyetje janë siguruar se i akuzuari Grubi ka pranuar vullnetaraisht ti përgjigjet organeve të ndjekjes penale

Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, gjatë ditës së sotme ai u paraqit para prokurorit kompetent, ku bëri këqyrjen e shkresave të lëndës, por për shkak të vëllimit të madh të materialit provues, këqyrja do të vazhdojë në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit të dytë do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Sa i përket masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdim të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, indikacione të cilat mbështeten me njoftime nga organet kompetente. Gjithashtu, indikacionet për rrezikimin e sigurisë kanë të bëjnë edhe me anëtarët e familjes së tij.

Banner

Related posts

Koalicioni opozitar promovon logon – Ndryshimi VLEN

Gjyla Halili

“Lista e zezë”, Ageler: Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH po shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj

Gjyla Halili

Gashi: Opozita ka kërkuar mbështetjen e një figure jashtë Maqedonisë siç është Kurti, për të kompensuar mungesat e tyre dhe kjo është dobësi

Gjyla Halili