AKTUALE

Në Michigan organizohet “Nata e Lahutarëve” nga Shoqata “Malësia e Madhe”

Banner

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan do të organizojë manifestimin kulturor “Nata e Lahutarëve”, një mbrëmje e veçantë kushtuar lahutës shqiptare dhe lahutarëve të komunitetit.

Ky aktivitet organizohet në nder të lahutës, e cila tashmë është e regjistruar në UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore, si dhe në shenjë vlerësimi për kontributin e lahutarëve në ruajtjen dhe promovimin e kësaj tradite të çmuar kombëtare.

“Nata e Lahutarëve” do të mbahet të shtunën, më 28 mars, në ora 7:00 PM, në Kishën e Shën Palit në Michigan. Gjatë mbrëmjes, të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë interpretimet me lahutë dhe këngë tradicionale nga lahutarë të njohur të komunitetit dhe më gjerë.

Në kuadër të këtij manifestimi do të ndahen edhe mirënjohje për lahutarët, si shenjë respekti për përkushtimin e tyre ndër vite në ruajtjen e kësaj vlere të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Mbrëmja do të nderohet edhe me praninë e profesorit nga Malësia e Madhe, z. Fran Camaj, i cili do të jetë folës i rastit dhe do të flasë për rëndësinë historike dhe kulturore të lahutës.

Hyrja është falas për të gjithë të interesuarit. Gjatë mbrëmjes do të shërbehen ushqime dhe pije (cocktail) për të pranishmit.

Për informata më të detajuara, të interesuarit mund të kontaktojnë Shoqatën “Malësia e Madhe” në numrin: 586-255-5212.

Ja postimi i plotë:

Lajmërim.

Në Michigan, Organizohet Nata e Lahutarëve.

Kemi nderë, dhe kënaqësi, të ju njoftojm se, Shoqata Atëdhetare “Malësia e Madhe” Michigan,
për të nderua lahutën tonë shqiptare, tash më në “UNESCO”,dhe lahutart tonë të nderuar,për kontributin e tyre ndaj lahutës, organizojm “Natën e Lahutarve”.

Nata lahutarvet do bahët në kishën e Shën Palit, të Shtunën me datën 28 Mars në ora 7:00pm.

Gjat natës do kemi rast të argëtohemi, dhe të knaqemi me tingujt e lahutës, dhe këngë të bukura nga lahutart tonë të komunitetit dhe më gjërë.
Shoqata Malësia e madhe, në kët natë madhështore, për lahutarët tonë të nderuar, do ndaj nga një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e tyre ndaj lahutës, e cila falë tyre, dhe shumë lahutarve të tjerë sot gjendet në “UNESCO”.

Kët nat,do na nderoj me prezencën e tij, Profesori i nderuar nga Malësia e Madhe, Zoti Fran Camaj, i cili do jet edhe folsi i rastit për lahutën dhe rëndësin e saj.

Ejani, që të gjith së bashku të nderojmë lahutën tonë shqiptare, dhe lahutarët tonë të nderuar.

Hyrja është FALAS, dhe gjat natës do kemi ushqime dhe pie të ndryshme
(Cocktail) për të gjith të pranishëm.

Për informata ma detajuara, kontaktoni shoqatën Malësia e madhe.
Tel: 586-255-5212.

Mirë se vini

Banner

Related posts

Nikollovski: Nga Brukseli pritet marrëveshja financiare për IPARD 3, menjëherë më pas të parët në rajon do të fillojmë me realizimin

admin

Osmani: Po krijojmë Task Force të posaçme për fondet IPA

Gjyla Halili

Ahmeti sot takon popullin në Bërvenicë

Gjyla Halili