AKTUALE

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim qytetar në zgjedhjet e 19 tetorit.

Në një reagim publik, ai theksoi se Tetova ka nevojë për dinjitet dhe vendimmarrje të drejtë:
“Tetova nuk shitet e as blihet! Më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit tonë dhe i themi JO poshtërimit. Ky është momenti historik të bëhemi bashkë, të mos qëndrojmë indiferentë dhe të tregojmë se Tetova është e gjallë, e fortë dhe vendimet për të ardhmen e saj i marrim bashkë, me kokën lart,” u shpreh Rexhepi.

Ai shtoi se qyteti ka “zot shtëpie” dhe askush nuk mund t’i ndalë qytetarët në rrugën e tyre drejt ndryshimit:
“Në Tetovë askush nuk na ndal dot fjalën në gjysmë! Tetova ka zot shtëpie,” tha kandidati i AKI-së.

Banner

Related posts

Vihen në përdorim dy stacione për mbushjen e automjeteve elektrike në Komunën e Çairit

Gjyla Halili

Këshilli i prokurorëve publik duhet të shqyrtojë propozimin për shkarkimin e Lupço Kocevskit

Gjyla Halili

VLEN ndryshoi fjalët më shpesh se “çorapat” për ndryshimet kushtetuese në RMV

Gjyla Halili