AKTUALE

Ali Ahmeti takon Ambasadorin e Spanjës, thekson rëndësinë e rrugës euroatlantike dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me Ambasadorin e Spanjës në vend, z. Rafael Soriano Ortiz, në frymën e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua për orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që lidhen me stabilitetin afatgjatë politik dhe institucional.

Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si garanci të paqes, bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik.

Në këtë kontekst, ai nënvizoi se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet një zgjedhje e qartë dhe pa alternativë, e mbështetur në vullnetin politik dhe aspiratën qytetare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas Ahmetit, përshpejtimi i procesit të integrimit evropian është thelbësor për forcimin e stabilitetit institucional, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe konsolidimin e demokracisë në vend.

Ja postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim miqësor me z. Rafael Soriano Ortiz, Ambasador i Spanjës në vendin tonë, në frymën e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona.

Në një diskutim të thelluar mbi orientimin strategjik të vendit dhe sfidat që lidhen me stabilitetin afatgjatë politik e institucional, u theksua rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik.
Në këtë frymë, nënvizova se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet një zgjedhje strategjike e qartë dhe pa alternativë, e mbështetur në vullnetin politik dhe aspiratën qytetare për anëtarësim në familjen evropiane. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv madhor shtetëror që kërkon unitet të brendshëm, thellim të reformave dhe përgjegjësi të përbashkët politike.

Përshpejtimi i këtij procesi është thelbësor për forcimin e stabilitetit institucional, nxitjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe konsolidimin e themeleve demokratike të shtetit.

Related posts

Forumi i gruas dhe ai rinorë nga Fronti Europian me aktivitet të përbashkët tek tregu i grave në Tetovë

Gjyla Halili

Filkov dematon Kasamin dhe Mexhitin: S’ka provim në shqip

Gjyla Halili

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

Gjyla Halili