AKTUALE

Murtezani: VLEN-in të bashkuar e duan shqiptarët, përçarjen e dëshiron vetëm BDI-ja

Banner

Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar se bashkimi i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen e shqiptarëve, ndërsa përpjekjet për përçarje, sipas tij, vijnë vetëm nga BDI-ja.

Murtezani shkruan se VLEN arriti ta dërgojë BDI-në në opozitë pas 22 vitesh në pushtet, gjë që, sipas tij, është arsyeja pse shqiptarët e duan VLEN-in të bashkuar. Ai shton se BDI-ja, e mbetur në opozitë, vazhdon të ushqejë shpresa për rikthim në pushtet duke synuar përçarjen e VLEN-it.

“Lidershipi i VLEN-it ka pjekuri politike dhe vigjilencë maksimale. Ëndrra për ta përçarë VLEN-in nuk do të realizohet”, thekson Murtezani në reagimin e tij.

Në fund, ai nënvizon se BDI-ja do të mbetet edhe më tej në opozitë, duke ritheksuar bindjen se koalicioni VLEN do të vazhdojë i bashkuar.

Banner

Related posts

Mickoski në Ditën e Pavarësisë: Rritja e natalitetit, prioritet kombëtar madhor

Gjyla Halili

Lladrovci: Këtë prirje të shtetit serb për gjenocid e kemi njohur e ditur që nga viti 1878

Gjyla Halili

Ganiu thotë se do të realizohen mbi 25 projekte brenda këtij viti

Gjyla Halili