AKTUALE

Vazhdojnë vizitat e rregullta në mektebet e Tetovës dhe rrethinës

Në kuadër të programit të vizitave të rregullta në mektebet e rajonit, referentët e Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Mr. Xhemil ef. Sadiki, realizuan një vizitë pune në mektebin e Xhamisë së Epërme në fshatin Dobroshtë, me qëllim ndjekjen nga afër të procesit edukativo-arsimor që zhvillohet në këto institucione fetare.
Nxënësit e këtij mektebi zhvillojnë mësimin fetar nën udhëheqjen dhe përkushtimin e imamit të xhamisë, Abid ef. Nesimi, i cili me angazhimin e tij kontribon në edukimin fetar dhe moral të brezit të ri.
Me rastin e fillimit të mësimit të nxënësve në xhami, Këshilli i xhamisë, i shoqëruar nga imami Abid ef. Nesimi dhe bashk me referentët ndan dhurata për nxënësit, duke i inkurajuar ata në rrugën e dijes dhe edukimit fetar.
Gjatë vizitës, referentët e Myftinisë u njohën nga afër me ecurinë e mësimdhënies, pjesëmarrjen dhe angazhimin e nxënësve, si dhe me përkushtimin e imamit. Po ashtu, ata dëgjuan nga afër nevojat, vërejtjet dhe sugjerimet e imamit, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe cilësisë së mësimit.
Myftinia e Tetovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen me këtë program të rregullt vizitash, me synim forcimin e bashkëpunimit me imamët dhe mualimët dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit të procesit arsimor në të gjitha mektebet e Tetovës dhe rrethinës.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj ua uron Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit katolik!

Gjyla Halili

Shpërthen zjarr tek Guri i Kuq, mbi fshatin Sellcë të Tetovës

Gjyla Halili

BDI: Më mirë të mos ketë zgjidhje sesa të shkelet Ligji për Gjuhët për provimin e jurisprudencës

Gjyla Halili