AKTUALE

LSDM: Mickoski në top-5 të NATO-s për orë të shtrenjta, Maqedonia e fundit për paga

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë reagon ashpër ndaj luksit të shfrenuar të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili bie në kontrast të plotë me varfërinë dhe standardin e ulët jetësor të qytetarëve.

Sipas një renditjeje të publikuar nga kompania IFL Watches, e cila ka analizuar orët që mbajnë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, Mickoski renditet në mesin e pesë liderëve me orët më të shtrenjta në botë. Sipas LSDM-së, betëm një nga orët e tij kap vlerën nga 6.900 dollarë, duke e pozicionuar atë në krye të kësaj liste të turpshme.

“Ironia është edhe më e madhe nëse merret parasysh se në fletëparaqitjen e pasurisë së Mickoskit figuron koleksion orësh luksoze në vlerë rreth 60.000 euro. Po të ishin marrë parasysh të gjitha këto të dhëna, Mickoski pa dyshim do të ishte i pari në botë për luks personal. Kjo është tronditëse dhe poshtëruese për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj”.

Ndërkohë që, thuhet më tej në reagim, kryeministri shfaq luks dhe pasuri marramendëse, shteti renditet i fundit në Ballkan për standard jetese, është i fundit në Evropë për lartësinë e pagave, ka pagën minimale më të ulët në rajon, dhe figuron në listat e Shteteve të Bashkuara si vend me karakteristika të “botës së tretë”.

Vetëm kur maten orët luksoze të Mickoskit, Maqedonia del ndër të parat në botë. Kjo është pasqyra reale e qeverisjes aktuale – një pushtet që shërben për pasurimin personal të funksionarëve, ndërsa qytetarët luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, duke lidhur fundin e muajit me vështirësi ekstreme. Kjo tregon qartë “sa është sahati’ në Maqedoni sot”.

LSDM do të vazhdojë të denoncojë çdo formë arrogance, luks të pajustifikuar dhe keqpërdorim të pushtetit, sepse qytetarët meritojnë qeverisje të ndershme, dinjitoze dhe në shërbim të interesit publik – jo orë luksoze mbi kurrizin e tyre.

Related posts

Ekskluzive/ Kryetari i Shuto Orizares i bashkangjitet Frontit Europian

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Konstatuam se Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë

Gjyla Halili

Pesë kryetarë komunash vizitojnë Parlamentin Evropian, i pret zv. Presidenti Wieland

Gjyla Halili