AKTUALE

ASH – Skandal në Komunën e Tetovës: Kasami lë pa paga 370 punëtorë të komunës, ndërsa paguan militantët e BESËS

Banner

Skandal i rëndë po ndodh në Komunën e Tetovës. Sot, më 26 janar, 370 punëtorë të Komunës së Tetovës janë lënë pa paga, në një kohë kur qytetarët po përballen me krizë të thellë ekonomike.

Ndërkohë, sipas informatave tona, pagat po ekzekutohen për militantë partiakë të Lëvizjes BESA, ndërsa punëtorët e rregullt, që mbajnë funksionimin e komunës, mbesin pa të ardhura. Ky veprim përbën diskriminim të hapur, keqmenaxhim dhe abuzim me buxhetin publik.

Veçanërisht alarmante është gjendja e rreth 70 zjarrfikësve të Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, të cilët po ashtu janë pa paga, edhe pse çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve.

Në këtë situatë, punëtorët po zhyten në borxhe, kamata bankare dhe përmbarues, si pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe papërgjegjësisë së kryetarit Bilall Kasami dhe udhëheqjes komunale.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë kërkon pagesë të menjëhershme të pagave për të gjithë punëtorët, ndaljen e çdo pagese selektive dhe transparencë të plotë mbi shpenzimin e buxhetit komunal.

Tetova nuk guxon të qeveriset me standarde partiake dhe klienteliste.

Banner

Related posts

Rama e quajti Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’/ “S’ka përkufizim tjetër!”, Celibashi i prerë për rritjen e pagave para zgjedhjeve: Ligji e përcakton qartë, ndalimi ekziston për…

admin

Blerim Destani zbulon pak nga festa e ditëlindjes së nënës, një yll botëror shembull

Gjyla Halili

FEJTON EKSKLUZIV: SHTATORE PËR TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NËN ISH – JUGOSLLAVI (43)

admin