AKTUALE

URIM I REISUL ULEMASË ME RASTIN E NATËS SË ISRAS DHE MIRAXHIT

Të nderuar besimtarë,

Me rastin e Natës së bekuar të Isras dhe Miraxhit, ju përcjell urimet më të sinqerta, duke u lutur që kjo natë e madhe të jetë burim qartësie për mendjet tona, qetësie për zemrat tona dhe forcë për angazhimin tonë moral e shoqëror.

Israja dhe Miraxhi na rikujtojnë se ngritja e vërtetë e njeriut nuk është arratisje nga realiteti, por afrimi me Allahun përmes adhurimit, përgjegjësisë, drejtësisë dhe përkushtimit në jetën e përditshme. Ato na mësojnë se besimi i sinqertë duhet të reflektohet në sjellje të drejtë, në marrëdhënie të ndershme dhe në shërbim ndaj shoqërisë.

Namazi, si dhurata më e madhe e kësaj nate, le të jetë shtyllë e qëndrueshme e jetës sonë personale dhe kolektive, burim disipline shpirtërore dhe force morale për t’u përballur me sfidat e kohës.

Lus Allahun e Madhëruar që kjo natë e bekuar të na forcojë në besim, të na bashkojë në mirësi, solidaritet dhe përgjegjësi, dhe të na udhëzojë drejt asaj që është e drejtë dhe e dobishme për shoqërinë tonë.

Urime Nata e Isras dhe Miraxhit!
Allahu ju bekoftë!

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së
Reisul Ulema,
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Related posts

VMRO-DPMNE dhe VLEN janë marë vesh për daljen e Maqedonisë nga “Ballkani i Hapur”

Gjyla Halili

Çitaku: Prokuroria të hetojë të gjitha rastet e korrupsionit dhe skandaleve në Qeverinë Kurti

admin

Faton Ahmeti uron Kryeministrin Edi Rama: Urime kampion

Gjyla Halili