AKTUALE

Thirrja e BDI-së për bashkim, PDE autorizon Arianit Hoxhën për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së

Thirrjes së BDI-së për bashkim i janë përgjigjur nga partia e Arianit Hoxhës. Pas mbajtes të Kuvendit Qendror të PDE-së në një komunikatë për media njoftojnë se Kuvendi Qendror ka autorizuar kryetarin e partisë, Arianit Hoxha që të vijojë bisedimet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për bashkimin e forcave politike në një formacion politik.

Nga PDE tutje theksojnë se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdojë të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Komunikata e plotë e PDE-së.

“Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për sa bashkimit të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

Duke konsideruar momentumin politik si të rëndësishëm për sa i takon unifikimit politik sa më të madh të shqiptarëve si dhe për të artikuluar sa më fuqishëm në kuadër të një zëri politik sidomos pas Kongresit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të sjella, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kuvendi Qendror autorizoi kryetarin e partisë për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së dhe për të gjetur formën dhe modelin më të mirë për përmbylljen këtij procesi”.

Banner

Related posts

“Një këngë që flet me zemër për Baca Kurtin”-bashkëpunimi i ri muzikor nga Lekë Dedvukaj dhe Fran Lucaj

Gjyla Halili

Fatmir Dehari vesh Kërçovën kuq e zi: Ky është identiteti ynë

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj për zgjedhjet në Kosovë: Le të respektohet vullneti i popullit, të punojmë së bashku për të realizuar kauzat tona kombëtare

Gjyla Halili