AKTUALE

35 vjet nga vrasja e atdhetarit Tomë Kolë Gjokaj në New York

Banner

Para 35 vitesh, më 10 janar 1991, në qytetin e New York-ut, u vra pabesisht nga dora e zezë atdhetari dhe patrioti i paepur Tomë Kolë Gjokaj, familjar i devotshëm nga Trieshi i Malësisë së Madhe.

Në atë periudhë, kur ai kishte arritur kulminacionin e sukseseve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tomë Kolë Gjokaj ishte ndër faktorët e rëndësishëm të përfshirë në qarqe vendimmarrëse, duke vënë gjithë energjinë dhe autoritetin e tij në shërbim të çështjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, si dhe për forcimin dhe përparimin e demokracisë në Shqipëri.

Veprimtaria e tij atdhetare, përkushtimi ndaj kombit dhe sakrifica personale e bënë atë një figurë të respektuar dhe të paharrueshme në mërgatën shqiptare dhe më gjerë. Vrasja e tij tronditi rëndë komunitetin shqiptar në SHBA dhe mbetet edhe sot një plagë e hapur në kujtesën kombëtare.

Me dhimbje mbetet fakti se ai nuk arriti ta përjetojë Pavarësinë e Dardanisë, ideal për të cilin punoi dhe u flijua gjatë gjithë jetës së tij.

Tomë Kolë Gjokaj ishte dhe do të mbetet simbol i suksesit, dashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes, të afërmve, atdheut dhe kombit shqiptar. Ai shkoi në amshim për t’u kujtuar brez pas brezi si një shembull i rrallë atdhetarie dhe sakrifice.

Lavdi e përjetshme!

✍️ Atdhetari Gjergj Prenkoçaj

Banner

Related posts

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Gjyla Halili

Dr. Bujar Osmani iftar me Forumin e Gruas në Gostivar

Gjyla Halili

BFI e RMV me rastin e 3 dhjetorit: ” Pas çdo njeriu me nevoja të veçanta ka një forcë”

Gjyla Halili