AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” New York ndan 27 bursa për vitin akademik 2025-2026

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York ka shpallur përfituesit e bursave për vitin akademik 2025–2026, duke vazhduar traditën shumëdekadëshe të mbështetjes së studentëve nga Malësia.

Për këtë vit akademik, Shoqata ka ndarë gjithsej 27 bursa, në një vlerë totale prej 23,600.00 dollarë amerikanë, për studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga komisioni përkatës. Fondet janë siguruar nga buxheti i Shoqatës dhe nga kontributi i vazhdueshëm i donatorëve.

Shkrimi i plotë:

Fillimisht, dëshirojmë t’u urojmë të gjithëve që festuan Krishtlindjen: Gëzuar Krishtlindjen, me dëshirën që bekimet e Zotit të jenë gjithmonë me ju dhe familjet tuaja. Po ashtu, ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2026, me shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap të jetës suaj.

Edhe këtë vit, ashtu si për shumë dekada me radhë, Shoqata jonë ka ndarë mjete financiare nga buxheti i saj për të mbështetur studentët malësorë në rrugëtimin e tyre akademik. Për vitin akademik 2025/2026, janë ndarë 27 bursa për studentët që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, në një vlerë totale prej 23,600.00 USD.

Më poshtë mund të gjeni listën e studentëve përfitues të bursës.

Për datën dhe vendin e ndarjes së bursave do të njoftoheni në vijim.

Ju falënderojmë sinqerisht të gjithë donatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe urime të përzemërta të gjithë studentëve fitues.

Me respekt,

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York

Banner

Related posts

Mexhiti takon kuvendin studentorë të Universitetit ” Nënë Tereza”

Gjyla Halili

Lëvizja Besa reagon për shumicën e re: Pazar për përfitime të disa individëve

admin

Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për të fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Gjyla Halili