AKTUALE

Ali Ahmeti pret Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali: Fokus mbi stabilitetin dhe perspektivën evropiane

Sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, së bashku me Kryetarin e ASH-së, z. Arben Taravari, pritën në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Takimi u përmbyll me një drekë pune, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe koordinim në çështje me interes të përbashkët.

Ja postimi plotë:

Sot, bashkë me Kryetarin e ASH-së, z. Arben Taravari, dhe me nënkryetarin e BDI-së, z. Bujar Osmani, pata kënaqësinë të pres në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane.

Gjatë takimit, nënvizuam rëndësinë jetike të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u zhvillua në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë dhe u përmbyll me një drekë pune.

Related posts

Taravari nga Tetova premton se VLEN-i do ta formojë Qeverinë

Gjyla Halili

Mot i vranët dhe me diell, temperaturat shënojnë rritje të lehtë

admin

“Mos lejoni që retë e zeza të mbulojnë dritën e shqiptarisë!” Bruno Ceka nga SHBA me apel për votë dhe unitet kombëtar

Gjyla Halili