AKTUALE

Vilson Sinishtaj uron Zef Berishajn për zgjedhjen si Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Politikologu Vilson Sinishtaj, kryetari i parë i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, ka uruar Zef Berishajn me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e Kryetarit të Shoqatës për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.

Në mesazhin e tij të urimit, Sinishtaj vlerëson zgjedhjen e Berishajt si një hap të rëndësishëm për vazhdimësinë dhe forcimin e shoqatës, duke theksuar besimin e plotë në përvojën, vizionin dhe angazhimin e tij në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA dhe më gjerë.

Ai nënvizon se marrja e kësaj detyre përfaqëson njëkohësisht privilegj dhe përgjegjësi të madhe, duke përgëzuar Berishajn për qasjen e tij të bazuar në transparencë, gjithëpërfshirje, stabilitet dhe bashkëpunim institucional.

Sinishtaj gjithashtu vë në pah kontributin e vazhdueshëm të Zef Berishajt si biznesmen i suksesshëm dhe filantrop i njohur, i cili prej vitesh ka qenë pranë kauzave kombëtare dhe nevojave të komunitetit.

Në fund të mesazhit, ai shpreh gatishmërinë personale për të mbështetur Kryetarin e ri dhe Bordin Drejtues në çdo projekt, aktivitet dhe nismë që do të kontribuojë në misionin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Sinishtaj poashtu ka shprehur falenderime për ish-kryetarin Agron Dedivanaj dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite.

Ja postimi i plotë:

Urime Zef Berishaj për zgjedhjen si Kryetar i Shoqatës Jehona e Malësisë për mandatin e ardhshëm dyvjeçar!

Marrja e kësaj detyre është njëkohësisht privilegj dhe përgjegjësi e madhe, dhe mënyra si e ke shprehur angazhimin për vazhdimësi, stabilitet, transparencë, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim institucional, më jep besim të plotë se shoqata do të ecë përpara edhe më e fortë, në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA dhe bashkatdhetarëve tanë kudo.

Zefi është i njohur si biznesmen i suksesshëm dhe filantrop i dalluar që prej vitesh ka qenë pranë njerëzve dhe kauzave tona. Pikërisht këto cilësi—zemra, vizioni, korrektësia dhe gatishmëria për të ndihmuar janë ajo që i duhet shoqatës në këtë moment.

Duke e njohur nga afër punën e kësaj shoqate që në hapat e parë dhe duke pasur përvojën e drejtimit të saj për një periudhë dyvjeçare, e di sa punë, kohë dhe përkushtim kërkon kjo përgjegjësi. Prandaj jam edhe më i bindur se, me këtë Bord Drejtues të përkushtuar pas vetes, Zefi do ta bëjë këtë detyrë me dinjitet dhe rezultate konkrete.

Po ashtu, falënderime për ish-kryetarin Agron Dedivanaj dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite.

Si gjithmonë, unë personalisht jam i gatshëm të qëndroj pranë Zefit dhe Bordit, për çdo projekt, aktivitet dhe nismë që do të vijë, dhe jam i sigurt që do të ketë shumë, ashtu siç ka pasur që nga fillimet e shoqatës sonë.

Suksese dhe mbarësi! 🇦🇱

Related posts

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili

Hapet pjesa e parë e rrugës së re Sfillare e Poshtme – Sfillare e Epërme

Gjyla Halili

Kasami “kërcënon” Stoilkoviqin!

Gjyla Halili