AKTUALE

Zef Berishaj falënderon komunitetin pas zgjedhjes si Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Banner

Zef Berishaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për urimet, përkrahjen dhe fjalët inkurajuese që ka marrë pas zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Në një mesazh falënderues drejtuar miqve, bashkatdhetarëve dhe dashamirësve, Berishaj theksoi se besimi i dhënë ndaj tij përbën një nder të madh, por edhe një përgjegjësi që ai e pranon me përulësi dhe vendosmëri.

Ai u shpreh se vetëm përmes unitetit, përkushtimit dhe dashurisë për rrënjët dhe vlerat kombëtare mund të realizohen projekte të qëndrueshme në dobi të komunitetit dhe brezave të ardhshëm. Sipas tij, mbështetja e vazhdueshme e anëtarëve dhe simpatizantëve do të jetë shtysë për të ecur përpara me vizion, bashkëpunim dhe shpresë.

Shoqata “Jehona e Malësisë” pritet të intensifikojë aktivitetet e saj kulturore dhe shoqërore nën drejtimin e ri, me synim forcimin e lidhjeve komunitare dhe ruajtjen e trashëgimisë së Malësisë.

Ja postimi plotë:

Të dashur miq, bashkatdhetarë dhe dashamirës,

Ju falënderoj nga zemra për urimet, përkrahjen dhe fjalët frymëzuese që më keni përcjellë me rastin e zgjedhjes sime në detyrën e Kryetarit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”. Besimi juaj është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e pranoj me përulësi dhe vendosmëri.

Së bashku, me unitet, përkushtim dhe dashuri për rrënjët tona, besoj se mund të bëjmë punë të mira dhe të qëndrueshme për komunitetin tonë dhe për brezat që vijnë. Çdo mbështetje është një shtysë për të ecur përpara me vizion, bashkëpunim dhe shpresë.

Me mirënjohje dhe respekt të veçantë,

Zef Berishaj
Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Banner

Related posts

Ministri Osmani në Turqi në Forumin Diplomatik të Antalias

Gjyla Halili

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, mjegull në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Doganieri lëshoi pa kontroll kalimin e automjetit, që kishte mall në vlerë mbi 11 mijë euro Lajmi në koment

Gjyla Halili