AKTUALE

Ali Ahmeti: Abdilaqim Ademi, figurë e pazëvendësueshme e BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kujtuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademin, në ditën kur partia mbajti Kongresin e saj të Pestë, një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen e subjektit politik.

Ahmeti theksoi se kjo datë përkoi me ditëlindjen e Abdilaqim Ademit, i cili, po të ishte gjallë, do të mbushte 56 vjet, duke e cilësuar atë si një nga figurat me kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin dhe forcimin e BDI-së.
“Jeta dhe veprimtaria e Abdilaqim Ademit ishin të mbushura me angazhim, përkushtim dhe besnikëri të palëkundur ndaj idealeve të përbashkëta dhe ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim,” u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, BDI, edhe pse përballet me sfida dhe sulme nga të gjitha anët, vazhdon të mbetet një forcë e pathyeshme politike, duke ecur përpara me përgjegjësi historike dhe vizion të qartë për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti nënvizoi se kujtimi për Abdilaqim Ademin mbetet i lidhur ngushtë me sukseset historike të BDI-së dhe me rrugëtimin e shqiptarëve drejt dinjitetit, barazisë dhe perspektivës evropiane.

“Nuk harrohet nga shokët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij. Nuk harrohet as nga unë,” përfundoi Ahmeti.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri Stoilkoviq në krah të Dodikut në Beograd në përkujtimin e të vrarëve nga bombardimet e NATO-s

Gjyla Halili

AMANETI I “KULLËS” SË MALËSISË NGA AMERIKA NË VLORË

Gjyla Halili

Kush janë emrat që pritet të jenë nënkryetarë të BDI-së?!

Gjyla Halili