AKTUALE

Gashi: Nuk mundet BDI t’i shërbejë Europës derisa Vuçiçi brengoset për humbjen e tyre

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në tubimin qëndror në Dibër tha se BDI-ja dhe kandidati i saj për president nuk mund t’i shërbejnë Evropës, përderisa për humbjen e tyre brengoset Vuçiçi, raporton SHENJA.

Ne nuk kemi asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi. Pra, vetëm një alternativë. Ky është integrimi në Bashkimin Evropian. Siç e dimë që ky integrim nuk mund të ndodh derisa në pushtet është një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim anti evropian. Më ka ndodhur disa herë këto ditë që njerëzit të më pyesin se çfarë nënkupton sllogani i BDI-së, PO Evropë, JO Rusisë. Përgjigja ime është që derisa Vuçiqi brengoset për humbjen e BDI-së nuk ka mundësi që ajo parti dhe kandidati i saj t’i shërbejnë Evropës, ndërsa të ankohet prej Rusisë, deklaroi Gashi.

Banner

Related posts

Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Lladrovci: Numrimi i votave në Drenas ka përfunduar, shpresojmë që për komunën tonë të jetë ma mirë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Buteli: Me heqjen e ligjit për gjuhën shqiptarve u hiqet shtetformësia.

Gjyla Halili