AKTUALE

U REALIZUAN ME SUKSES ZGJEDHJET PËR ANËTARË TË MYFTINISË DHE KUVENDIT TË BFI

Sot, më 21 dhjetor 2025, nëpunësit fetarë dhe mutevelijtë e xhamive në Myftininë e Tetovës ushtruan të drejtën e tyre të votës dhe zgjodhën anëtarët e rinj të Myftinisë si dhe kuvendarët e BFI-së.

Procesi u zhvillua pa probleme, në përputhje të plotë me Rregulloren e BFI-së, në prani të përfaqësuesve të KQZ-së, mr. Fejzullah ef. Sadiki dhe mr. Seadin ef. Bilalli, si dhe Komisionit Rajonal Zgjedhor: Semir Fazliji (kryetar), Muhamed ef. Berzati dhe Taxhudin ef. Hamidi (anëtarë).

U zgjodh në fillim procesverbalisti dhe komisioni verifikues, u lexua rendi i ditës dhe u zhvillua diskutimi. Më pas u propozuan kandidatët për anëtarë të Myftinisë dhe kuvendarë të BFI-së. Pas verifikimit të listave, zgjedhjet u kryen në mënyrë transparente, me votim të lirë dhe të fshehtë. Pas numërimit të votave, u shpallën emrat e zgjedhur për Myftininë e Tetovës dhe Kuvendin e BFI-së.
Ky proces zgjedhor përfaqëson një hap të rëndësishëm në funksionimin institucional të Myftinisë së Tetovës dhe në përfaqësimin e saj në strukturat qendrore të BFI-së.

Anëtarët e rinj të Myftinisë së Tetovës janë:

Ibrahim ef. Alija
Amir ef. Ameti
Bajram ef. Xhezairi
Arsim ef. Iseni
Neset ef. Imeri
Ismail ef. Nuhiu
Besim ef. Memedi

Anëtarët e rinj të Kuvendit të BFI-së janë:
Omer ef. Dauti
Luftim ef. Deari
Emir ef. Kasami
Gafur ef. Selmani

Allahu Fuqiplotë t’u japë suksese e mbarësi anëtarëve të zgjedhur në detyrën e tyre dhe t’i bekojë me kontribute të vyera në shërbim të BFI-së dhe besimtarëve.
Gjithashtu i falënderojmë edhe antarët e mandatit të kaluar për kontributin e dhënë.

Related posts

Erkan Arifi merr mirënjohje në takimin e madh të Anamoravës

Gjyla Halili

Nga reshjet e dendura te temperaturat ekstreme/ Korça ‘pushtohet’ nga i ftohti, ja akset e prekura nga dëbora

admin

Çmimet/ Duhen tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë!

Gjyla Halili