AKTUALE

Deputetja e BDI-së, Dijana Toska, demanton shkrimet e pavërteta në disa media

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Dijana Toska, ka reaguar publikisht duke demantuar një shkrim të publikuar në një portal, në të cilin thuhet se ajo gjoja ka reaguar lidhur me vendimet e Kongresit të sotëm të BDI-së.

Në reagimin e saj, Toska thekson se lajmi në fjalë është i pasaktë dhe se ajo nuk është personi që ka bërë një deklaratë të tillë.

“U sugjeroj portaleve, para se të publikojnë lajme ‘ekskluzive’ dhe të pasakta, fillimisht të verifikojnë burimin dhe vetëm më pas ta publikojnë lajmin. Unë nuk jam personi që e ka bërë atë shkrim, ndaj kërkoj kujdes”, ka theksuar Toska.

Ajo u bën thirrje mediave që të respektojnë standardet profesionale të gazetarisë dhe të shmangin publikimin e informacioneve të paverifikuara.

Banner

Related posts

Dimitrievski: I vetmi koalicion me të cilin do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë qytetarët

admin

Votoi Osmani: Të përkushtohemi për integrimin europian dhe bashkëjetesën ndëretnike

Gjyla Halili

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Gjyla Halili