AKTUALE

Myftiu priti profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili

Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili priti në një takim të ngrohtë profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili, ligjërues në Fakultetin e Kriminalistikës. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e arsimit, shkencës dhe rolit të institucioneve akademike në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të përgjegjshme.

Me këtë rast, Dr. Sc. Muazam Halili i dhuroi Myftiut librin e tij shkencor me titull “Bazat e Kriminalitetit Ekonomik”, një vepër me vlerë akademike që trajton fenomene bashkëkohore të kriminalitetit ekonomik dhe pasojat e tij në shoqëri.
Myftiu e falënderoi profesorin për dhuratën dhe për kontributin e tij të çmuar në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre akademike.

Banner

Related posts

Zgjedhjet presidenciale do t’i ndjekin 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj

Gjyla Halili

Sistemi “Sigurimi im” vihet në funksion, gjatë ditës pritet të lëshohen dhe pagat

admin

Vazhdojnë sukseset, Laura e bronztë në Grand Slam

admin