Shkruan:
Taxhudin
Hamidi
(Hëna e Re prill 2011)
Korkodanca e shumë autorve bashkëkohorë të studimeve islame nga veprat propedeutike të sistemit islam kanë pohuar se puntorët e egzegezës nuk duhet të lejojnë që të mbetën pjesë e problemit dhe komplikimeve ndërkombëtare.
Duke mare parasyshë se stili Kuranorë nuk është konvencional dhe Kurani rrallë shpjegohet në stilin horizontal.
S’andejmi shumë metodologë të shkencës së hermeneutikës – tefsirit kanë vërrejtur se në Kuran në të vërtetë nuk ka përsëritje,(1) porse gjithmonë parashtrohet ndonjë moment modifikimi, reformim i ri.
Nganjëherë në këto eksplorime mund të zbulohet kazuistika e natyrës së hrestomatisë paleografike.
Stili i Kuranit Famëlartë për këtë u ka shkaktuar vështirësi si dijetarve islam po ashtu edhe dijetarve jo islam.
Ndër karakteristikat më të rëndësishme të hermeneutikës dhe sistemit nga prominenca islame është , gjithsesi pamundësia e imitimit(inimitability).
Edhe gjatë kohës së Muhamedit s.a. u bënë përpjekje për të treguar se sistemi sheriatik islam nuk është (teufiki) përcaktim qiellorë.
Por të gjitha këto tentativa të penetruara nga ana e infideltës kurejshite, pa suksesë aritën mutacionin inimitabilitiy dhe konfestin vizavi ortopraksës së Muhamedit s.a. në instalimin e sistemit sheriatik islam.
Kjo vepër kapitale për instalimin e sistemit sheriatik nuk ushtrohet për shkak të Zotit, por ushtrohet për shkak të njerzëve dhe mospërsosshmërisë së tyre në këtë botë.
Trazirat e fundit politike në, bllokun arab islam ,konkretisht në Tunis,Egjipt, Libi etj. treguan bindshëm kërkesën për sistem ligjor dhe në mënyrë eklatante dëshmuan se ecuria e kuptimit të politikës islame nuk është fëmijë i retarduar,infantile ,as që mund të parafytyrohet si një zog i cili mbaron në njicë të gjuetarit.
Por politika islame është një fëmijë i shëndoshë i cili kaloi në të gjitha etapat e zhvillimit dhe rrombullaksoi kulmin e pjekurisë me periudhën e anticipatorit eklatant të Muhamedit s.a.v.s. dhe të hulefai –rashidinëve.
Periudhë e cila ariti të unifikoj politikat islame dhe të bashkoj korpusin islam.
Si rezultat ka të bëjë me gradualitetin e aplikimit të normave të ndryshme dhe vendosjen e tyre.
Gjithashtu të ris dhe edukoj gjenerata të cilët në shekullin njëzet e një, para qeverive autoritare thërisnin: “ Na vrisni ! vetëm na ktheni ligjin “.
Kjo devizë, e shumë të tjera hapi mundësinë e propozimit që sistemit demokratik në botë t’i shfletohen fletat për korigjim të gjithanshëm dhe gjithmbarshëm.
Sot nga strofka e modeleve politike të akropolit europerendimorë, po dalin lepurat duke kërcyer për të i këshilluar se si të internojnë vullnetin e drejtë e të pastërt të popullit.
Distrofija e politikave autoritare, si pjellë e kastave kleptomane e pa aftë të mbuloj edhe më tutje bëzhdillat e sistemeve despotike në vendet arabe , nuk i mbeti gjë tjetër përveç operacioneve gijotine ndaj popullit i cili kërkon të kthehet ligji e asgjë tjetër.
Gjatë gjithë kohës sistemi sheriatik islam është akuzuar për “ shpatën” për mos respektimin e ligjit , tani kjo fushatë mori fund, për arsie se vendet islame dhe shtresat e shkolluara rinore islame nuk kërkonin shpatën por kërkonin ligjin.
Ata sot në sheshin e Tahririt kërkonin demokracinë, por jo demokracinë e importuar nga Britania e Madhe, Franca , Belgjika por demokracia e cila buron nga vetë populli i tubuar në sheshin eTtahririt.
Ata sot kërkonin që mos akuzohen si kontrabandist, kandestil dhe për qarkullim illegal në vendet e perendimit për të siguruar kafshatën e bukës.
Sepse duke ditur se vendet e tyre janë mjaftë të pasura me resurse natyrore, mirpo e gjithë kjo pasuri qëndron e deponuar në filijalat e shteteve të zhvilluara të perendimit.
Shtrohet pyetja bota perendimore e përparuar me shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, a ka pasur njohuri për kryeudhëheqësit arab me ndjenja kleptomane.
Apo vallë të njejtit janë instaluar e vendosur nga vetë perendimi si kallkan për të shfritëzuar kanalin e Suezit.
Dhe njëkohësisht të fshihen politikat e torturave të poullit Palestinez nga vet Izraili i cili nuk mundet të krijoj një politikë rigide pa ndihmën qendrave finansiare botrore.
Për fat të keq feja islame ashpër akuzohet nga të gjitha nivelet të sistemit europerendimorë për shkak të deliktit pë vjedhje.
Ku sipas normave islame parashikohet dënimi me amputimin e dorës nëse ajo vërtetohet se nuk është zbatuar vjedhja nga uria (mungesa e ushqimit).
Në këtë rast juristët islam pajtohen me ekzekutimin e paraparë sipas normave të sistemit sheriatik islam.
Mirpo nëse të njëjtën pikë e analizojmë në vendet europijane do të shohim se shmica e vjedhjeve, të cilat garnohen në vendet perendimore janë vjedhje me armë në dorë.
Produkcioni i filmave të Holiwudit janë shembulli më eklatant dhe çerdhja për motivimin e tinejxherëve në prishjen e rendit dhe sigurisë.
Juristët islam pyeten përse perendimi akuzonte sistemin sheriatik islam në lidhje me vjedhjen, a ndoshtan vallë për të satisfaksuar kryeshefat e shteteve arabe për të exportuar resurset e popullit arab në filijalet e qendrave europerendimore.
Juristët e botës islame pohojnë: për çka të bëhemi mëshirues ndaj dorës së vjedhësit , e të mos kemi mëshirë për kokën e të vjedhurit.
Rigoroz-iteti i dënimit për vjedhje në sistemin sheriatik islam është ajo e cila e ruan jetën e të vjedhurit dhe u garanton të gjithëve sigurinë dhe paqen.
Sikurse ky ligj i sistemit sheriatik islam të kuptoheshte me shumë besnikëri dhe sinqeritet nga kryeshefat e poplitikës arabe sigurisht kjo gjendje nuk do t’i vërshonte qeveritë arabe dhe pushtetarët etyre, nuk do të dobësojshin popullin e vetë në këtë masë.
Në lidhje me akuzat e juristëve europjan drejtuar fe-ligjeve islame në këtë kontekst ,do të përmendim dijetarin e njohur , Dr. Maruf Davalibi i cili pohon : “ Deklaroj se kanë kaluar shtatë vjetë prej kurë qëndroj në këtë shtet (Arabia Saudite) nuk kam dëgjuar as që kam parë ekzekutimin e amputimit të dorës për shkak vjedhje.
E kjo është për shkak të rrallësisë.
Ashtu që sot nga ky denim nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç rigorozitetit të tij e cila ka bë që të gjithë ndjehen të sigurt dhe të qetë “.
Dënimi për vjedhje sipas normave të sheriatit ka ruajtur duart e atyre të cilat janë të gatshëm për vjedhje, sepse vet rigoroziteti i dënimit i pamundëson të kryejn këtë delikt.
Dr. Davalibi pohon : “ se dikur në shtetet arabe kur është zbatuar ligji Francez për denim, në periudhën Osmane, haxhilerët në rrugë ndërmjet dy qyteteve , Medine dhe Meke , nuk kan qenë të sigurt për pasurinë dhe jetën, përveç në raste të mëdha të mbrojtjes policore.
Por kur në vend u shpallë ligji kuranor, përnjëherë u evitua vjedhja dhe udhëtari
ka mundur nga Zahrani , në Gjirin arab , deri në Xhede në detin e kuq , si dhe ndërmjet dy qyteteve të shenjta , të udhëtoj vetë me veturën personale,të kalojë nëpërmjet shkretëtirës , duke kaluar një mijë e pesqind kilometra , pa asnjë frigë për veten dhe për pasurinë e tij ,sikur edhe të posedonte miliona dollarë edhe sikur të ishte i huaj “.
Nga pohimi i shumë juristëve islam, lirisht mund të konkludojmë se çdo herë kur ka munguar ligji i sistemit sheriatik islam blloku i Arabisë ka pësuar keq ,me gjakderdhje,
vëllavrasje, demolime dhe me shqetësime ekonomike për trgun botërorë.
Pasi destabilizimi në vendet arabe , oscilon ekonominë botrore , atëherë e gjithë bota e përparuar obligohet të ndihmoj në qetsimin e situates , gjegjësisht në kthimin eligjit dhe ndalimin e vjedhjeve nga ana e institucioneve në qeveritë arabe.
Në historinë ekonomike botrore, bota islame nuk njihet si popull i cili në emër të tregtisë ka shkaktuar trazira luftarake mes popujve.
Defakto imperativi moral që buron nga Kurani popullin arab e ka etabluar në shtratin e durimit disa dekada .
Është një durim i mirpritur i cili zgjoi botën arabe. Identiteti arab gjatë gjith kohës ka qenë i gozhduar në disfata,gropa mjerimi, zemërim dhe impotence e organizimit politik .
Në një koferencë (Riad) delegacioni i Arabis Saudite për t’u treguar mysafirëve perendimorë se populli arab i frymëzuar nga imperativi moral i fesë islame, si popull nuk ekuilibron shumë me parametrat e kriminalitetit dhe vjedhjeve.
Juristët perendimorë nuk janë në gjendje të kuptojnë masat e rrepta kundër vjedhësit në vendet ku mbretron thatësira e madhe dhe numri i kulturave ushqimore kultivohen vështirë.
Nuk duhet trajtuar vendet e afrikës nga kënd vështrimi i bujqësisë europjane.
Për ate edhe vjedhjen e pasurisë shoqërore e trajtojnë si atak ndaj qenies njerzore.
Kjo filozofi e të kuptuarit ka bërë që në bashkëpunim me imperativin e moralit islam vjedhjet të reduktohen ose gjithsesi të mos ekzistojnë.
Delegacioni nga perendimi pati rastin të informohet: Se paratë shtetrore këtu , ku zbatohet e drejta islame, gjatë transportit prej qyteti në qytet, prej banke në bankë,transporti i të hollave shtetrore bëhet me veturë të thjeshtë pa asnjë përcjellje ose mbrojtje, përveç vozitësit të veturës.
Mirpo zotërinj, na tregoni a munden në vendet tuaja (perendim), të transportohen vlera monetare nga një bankë në tjetër, në një prej kryeqiteteve, pa mbrojtje të mëdha armatimi si dhe një numër i nevojshëm i veturave të blinduara.. propedeutike (2)
Ky model i debatimit në shkëmbimin e mendimeve rreth posedimit të ligjit dhe imperativit moral i bazuar në mësimet islame, dëshiron me shumë përgjegjësi të vërtetojë se praktika e popullit arab musliman nuk është e kyçur në rrjetin e rokfelerëve perendimorë.
Trazyrat e gjendjes momentale në vendet arabe dhe betonimi i postit të kryeshefave arab me miljarda dollar, është virus i trashëguar nga kolonijalizmi perendimorë, për të thithur më lehtë dhe drejpërsëdrejti vlerat e resurseve gjigante islame.
Çdo ligj që ia do të mirën njerzimit duke mos e bastarduar natyrën e kryjesave të Krijuesit nuk bie ndesh- istidam, me sistemin sheriatik islam.
Vendi dhe koha nuk bëjnë përmirsimin e sistemit sheriatik islam, sheriati islam me qeverisjen e tij është ai që bënë përmirsimin e vendit dhe kohës.
Kemi shumë gjëra të cilat njerzit i veprojnë, nuk kanë lidhje me fenë, as me sheriatin islam, as me idenë, po, ata veprime janë dobësi dhe mungesa të sjelljes dhe respektit ose veti e shëmtuar e kvislngëve dhe koloboracionistëve.
Këtë e themi se kohëve të fundit, zhargoni i orijentalistëve dhe zhargoni gazetaresk europijan, sikur tenton që Kryetarin e Tunisit, Egjiptit, Libisë dhe klika e ngjashme me ta, ta identifikojnë popullin arab në përgjithësi me autoritarët,totalitarët,despotët dhe birokratët apsolut.
Realisht orientalistët europjan dhe bordi gazetaresk në europë asesi nuk duhet të meret me zhargone dhe pedantërinë zhornale, por t’u nënshtrohet analizave të përpunuara decide, dhe në asnjë mënyrë të mos lejohet të lëndohet në fushën informative një popull i cili përmes protestave kërkon që në vendet e tyre të sundoj ligji.
Në këtë rastë parimi sheriatik do të na ndihmoj që sa më mirë t’a pasqyrojmë situatën në bllokun arab.
Parim sheriatik : “Së pari të ndalojshë të keqen, e më pastaj bën mire”.
Sepse tek Zoti i Madhë, gjërat rrjedhin sipas rendit, së pari ndalojsh gjërat që dëmtojnë botën humane , e më pas arihet simbioza ose integrimi në sistemin e hidajetit dhe së fundi arijmë të bëhemi konzumues të mëshirës (rahmetit) së Zotit xh.sh..
Sepse besimtarë (mu’min) quhet njeriu i cili përmes shehadetit largon, përze,dëbon, mohon sherin, të keqen, kriminalitetin etj.
Ndërsa ndryshe besimtarë (mu’min) do të thotë: njeri i cili obligon veten të jetojë sipas ligjit, njeri i cili me të gjitha forcat politike, shoqërore, ekonomike vendos parimet për sundimin e një ligji të shëndoshë demokaratik.
Sepse ështëe pamundur të ekzistoj begatija ( ni’meti) para se të ekzistoj Furnizuesi (mun’imi) .
Qëllimi themelorë i shpalljes qiellore ka mbrojtjen e të dobëtit dhe torpedimin
e planeve të fuqishmit për bastardimin e ligjit,sepse analizat e juristëve flasin , atje ku bastardohet ligji dhe nuk shprehet forca e popullit në institucionet shtetrore, atje ose në ata vende vështirsohet jeta e qytetarit edhe më shumë.
Pakujdesshmëria e cila ka kapluar dhe gllabëruar zemrat e paqes dhe barazisë është shkaku i largimit nga imperative moral kuranorë.
Në mësimet fetare është evidente se All-llahu xh.sh. nuk e pranon rezistencën, nëse nuk zhvillohet në emër të kthimit të ligjit , ligj i cili është i vendosur në duart e popullit, mirpo ndjenjat e njerëzve nga natyra i urrejn përkufizimet.
Mësimet e egzegezës kuranore , gjithnjë dëshirojnë që të tjerët t’i thëras në iman .
Pse e bën këtë ?
Ithtari i fesë islame e bënë këtë sepse në zemrën e tij ekziston dashuria e All-lut .
Aty ku ekziston dashuria e All-llahut , në atë zemër qëndron (hajri) superstruktura inapstarkte.
Pasi hajri qëndron në zemrën e tij , ai këtë e dëshiron për të gjithë njerëzit.
Sepse mësimet e egzegezës islame , veprat e mira i lidh me urdhërin e Zotit (emer), e jo me vullnetin e njeriut i cili posedon instalim të epshit animal.
Prominenca e sistemit islam në mënyrë decide prononcohet para modeleve të sistemit europerendimorë , se feja islame dhe ithtarët e saja nuk izolohen dot nga kjo botë.
Por kjo fe bashkon fenë dhe botën. Gjithsesi është fe dhe botë.
Pasi kjo fe deklaron se është edhe botë , atëherë nuk është çudi aspak pse ithtarët e saj kërkojnë kthimin e ligjit dhe sakrifikojnë edhe jetën për vendosjen e ligjit.
Në periudhën romake, koptët e egjiptit të cilët ishin mshehur nëpër shpella nga përndjekjet e represaljeve drakonike u shfaqën në sipërfaqen e jetës shoqërore pasi erdhi qeveria e sistemit sheriatik islam.
Gjithashtu në periudhë bizantine, krishterët në Shamë persekutoheshin pa masë, me ardhjen e fesë islame dhe ligji i sistemit sheriatik, përkatësia krishtere filloi të gjallëroj në të gjitha fushat e jetës, konkretisht në hapjen e shkollave dhe ndërtimin e kishave.
Për t’u orvatur edhe mëtutje të argumentojmë se populli muslimanë nuk është poull i cili prish rendin ndërkombëtarë dhe shkel ligjet që sjellin paqë ,dobi dhe siguri .
Në historinë e fesë islame është i njohur në një moment si Shejhulislam në Bagdat me decizion (fetva) ka pranuar qeverinë Mongole, kundruall asaj muslimane .(3)
Për t,u vërtetuar se në fenë islame nuk ka peshë personi ose qeveria por zbatimi i ligjit të drejtë.
Një delegacion nga perendimi viziton një shtet arab -islam me tendencë akuze në lidhje me të drejtat e njeriut në shtetet arabe.
Delegacioni pasi i vizitoi disa institucione shtetrore , dëshira e tyre ishte të vizitojnë myftiun e shtetit.
Gjatë bisedës shprehën shqetësimin në lidhje me amputimin e dorës për vjedhësin.
Myftiu para delegacionit perendimorë përkujtoi ngjarjen e shkyçjes së rrimës elektrike para disa vite në Njurok të amerikës për disa orë.
Kjo gjendje shkaktoi gjakderdhje të mëdha nëpër diskoteka , locale ahengjesh, shkatrime materiale që u reflektuan nga vjedhësit, vrasësit etj. (4)
Kjo ngjarje ndodhi në një shoqëri e cila cilësohet si më përparimtare dhe exportuese e sistemit demokratik.
Myftiu në fund tha: Sikur shkyçja e rrimës elektrike me ditë të tëra të ndodhte në shtetin ku vjedhësi i u nënshtrohet ligjeve sheriatike ( pritja e dorës) nuk do të ndodhte asnjë krim, dhe xhdo fëmijë grua dhe plakë do të qëndronin në siguri dhe emanet të plotë
Myftiu pohoi se dhjetë vjetë të fundit në shtetin tone (Arabia Saudike) janë pre dy –tre dorë,që trgon se imperativi moral islam vjedhjen e ka reduktuar deri në minimum.
Hulumtuesi i bandave në Los Anxhelos, Ross Kemp deklaron se vetëm në vitin 2009. në Los Anxhelos , janë vrarë 2000. veta , nga bandat .
Fusnota:
Enes Kariç,hyrje në shkencë e tefsirit, f.206,prishtinë 2005.
G.A. Dialog islamski I evropski ucenjaka,f.27,28.Sarajevo 1979.
Enes Kariç, Kuran u savremenom doba, f. Sarajevo.
Sh.M.M.Sha’ravi,muxhizetul kuran, II,f.260.Kairo(pa vit botimi).
(xhxhxh!)